15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Presidenti Ashraf Ghani: DAESH-i është mposhtur në lindje të Afganistanit

Më të lexuarat

Forcat afgane deklaruan fitoren pas operacioneve 21-ditore në qarqet Achin dhe Shinwar në rajonin lindor të Nanharhar-it, duke pohuar se të paktën 200 militantë janë vrarë

 

KABUL (AA) – Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani deklaroi se është mposhtur organizata terroriste DAESH në lindje të vendit, ku më herët e njëjta kishte marrë kontrollin mbi disa qarqe të largëta, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në hapjen e sotme të seancës parlamentare, Ghani tha se forcat afgane mundën militantët besnikë të DAESH-it në provincën Nanharhar në kufi me Pakistanin.

“Afganistani do të bëhet një varrezë për pjesëtarët e DAESH-it”, tha presidenti i këtij vendi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit