11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

President i Egjiptit- ne konferencen e pare te tij

Më të lexuarat

Dr.Muhamed Mursi për herë të parë në orën 21:50 të ditës së diel iu drejtua popullit te Egjiptit. Gjatë fljamit të tij të parë ai tha se: Une jam president i tërë popullit të Egjiptit, muslimanë e të kirshterë, gra e burra, te vjeter e te rinjë, biznesmen e punetore, fshatare e qytetar. Ju jeni ata te cilët me zgjedhët në këtë detyre

Ndër të tjera tha: do të mbaje fjalët e dhëna ndaj juve dhe se ne momentin qe nuk rrespektoi premtimet e mia atëhere ju keni oblgimi të mos më pasoni. Ju ftoi te gjitheve t’i bashkoheni rilindjes së Egjiptit musliman e të krishterë të gjithë së bashku tua paraqesim botës projektin e rimëkembjes së këtij vendi.

Do të rrespektojmë marrëveshjet nderkombëtare derisa ato të jene ne te mire te palëve dhe se nuk do te lejojmë përzierjen e askujt në çështjet e brendshme te vendit.

Pozita e presidentit nuk eshte privilegj per mua por është obligim mbi supe.

Ne i vijmë botës me mesazhin e paqes dhe do te vazhdojme me të deri në fund.Të gjithë t’i frigohemi ditës kur do të dalim para Zotit pastaj secili do të bartë me vete veprat e tij dhe se atyre nuk do te iu behet asnje padrejtesi.

Ishin keto disa nga fjalet e shkeputura nga fjalimi shume emociunues i Presidentit te Egjiptit Dr.Muhamed Mursi

Dr.Muhamed Mursi prine me vota 51.7% ashtu siq ishte paralajmeruar nga rezultatet preliminare me 800 mije vota me shume se kunderkandidati Ahmet Shefik ish kryeministri i fundit i sistemit diktatorial Husni Mubarek i cili mori 48.3%.

Ne shume qytete te Egjiptit jane duke festuar miliona qytetar fitoren e kandidatit te tyre te zgjedhjeve te para pas renis se pushteti te kaluar.Keto zgjedhje u priten me frike te madhe nga shumica e popullite te egjitit nga frika e puqeve te organizuara nga mbeturinat e pushtet te kaluar./mesazhi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit