12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Presidencialet në Francë, sondazhet: Macron e Le Pen në balotazh

Më të lexuarat

Qendrat e votimit në ato që konsiderohen si zgjedhje vendimtare jo vetëm për Francën, por edhe për fatin e Evropës ende nuk janë mbyllur e megjithatë parashikimet e para kanë filluar të publikohen.

Katër janë pretendentët kryesorë për të pasuar Fransua Holande në krye të Elizesë, kandidati pro europian i qendrës Emanuel Macron, populistja e se djathtës ekstreme Marin Le Pen, konservatori Fransua Fillon dhe i majti euroskeptik Jean-Luc Melenshon.
Sondazhet sugjerojnë se gara është aq e ngushtë sa cilido prej tyre mund të shkojë në balotazhin e 7 majit që do të vërë përballë dy kandidatët me numrin më të lartë të votave.
Sipas një exit-poll-i jozyrtar të RTBF, shërbimi radioteleviziv publik belg, Macron rezulton të jetë në krye me 24 për qind të mbështetjeve, i ndjekur nga Le Pen me 22 për qind.
Fillon pozicionohet i treti me 20.5 për qind të mbështetjeve ndërsa Jean-Luc Melenchon rezulton në vend të katërt me 18 për qind. E megjithatë mediat franceze paralajmërojnë që sondazhi të trajtohet me shumë kujdes.
Ministria e Brendshme njoftoi se pjesëmarrja deri në orën 17:00 të pasdites ishte 69.42 për qind, pak më e ulët se sa në zgjedhjet e 2012-tës.
Një prej qendrave të sondazhit, IFOP, parashikon se pjesëmarrja përfundimtare do të jetë rreth 80%, një shifër e lartë kjo, por jo një rekord absolut.
Këto janë cilësuar si zgjedhjet me numrin më të lartë të personave të pavendosur, e megjithatë shumica e qytetareve janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e tyre.
“Është e vërtetë se të gjitha zgjedhjet janë vendimtare, por këto janë veçanërisht të rëndësishme pasi mund të përcaktojnë edhe fatin e Evropës. Unë besoj tek Evropa e nëse nuk do të votoja sot nuk do t’ia falja vetes”, u shpreh një votues.
Komuniteti mysliman ndihet veçanërisht i përfshirë përballë mundësisë së fitores së kandidates kundër emigracionit Marine le Pen.
“Nuk votova për Le Pen, për shkak të programit të saj. Ajo nuk përqendrohet tek gjerat konkrete që i interesojnë shoqërisë tonë, si papunësia, por vetëm tek kufijtë e emigracioni”, thotë një tjetër votuese. /tch/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit