9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Premier League, Liverpool fiton më shumë se kampionët në fuqi, Manchester City

Më të lexuarat

Liverpool është ekipi me të ardhurat më të larta këtë sezon të Premier League, me më shumë se 152 milionë paund, 1.44 milionë paund më tepër se ekipi i shpallur kampion, Manchester City, pasi ndeshjet “The Reds” u transmetuan më shumë në televizionet e Mbretërisë së Bashkuar.

“The Reds”, të cilët u renditën të dytët sezonin e kaluar, me një rekord prej 97 pikësh, u transmetuan në Sky Sports 29 herë, tre ndeshje më shumë se City. Ekipi që drejtohet nga Pep Guardiola fitoi 38.4 milionë paund, duke u renditur të parët në garën e Premier League, thuajse 2 milionë paund më shumë se djemtë e Jurgen Klopp.

Të ardhurat e Huddersfield, ekipi i fundit në renditje, ishin rreth 96.6 milionë paund në fund të sezonit.

Të gjitha klubet morën një pjesë të barabartë prej 34.4 milionë paund, si dhe 43.2 milionë paund nga televizionet ndërkombëtare si dhe 5 milionë të tjera nga të drejtat komerciale.

 

Burimi: BBC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit