7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Prej 15 nëntorit shoferët duhet të kenë pajisjet dimërore, përndryshe pasojnë gjobat

Më të lexuarat

Me qëllim të sensibilizimit të shoferëve dhe qytetarëve të cilët lëvizin në rrugë, brenda periudhës 6 mujore (15 Nëntor-15 Mars), secili shofer obligohet me ligj që të bart pajisjet dimërore në mënyrë që t’u përshtaten kushteve të rrugës për ngasje të sigurt.

Asociacioni Kosovar i Motorizimit(AMRKS) përmes broshurave informuese njofton shoferët e automjeteve të vogla por edhe atyre transportuese lidhur me masat dhe përgatitjet dimërore.
Ligji për rregullat e trafikut rrugor (nr. 05/l-088), precizon qartë kushtet e ngasjes gjatë kësaj periudhe, ku ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i bashkësisë së mjeteve të cilat nuk i kanë të vendosura pajisjet dimërore kur rruga është e mbuluar me borë ose kur në rrugë ka akull.
Sipas ligjit në fuqi shoferët të cilët drejtojnë mjetet e tyre pa pajisje dimërore do të dënohen për kundërvajtje me gjobë prej dyzet (40) eurosh, ndërsa shoferët në cilësi të personave juridik ose institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të cilit ka vepruar personi i përcaktuar dënohet për kundërvajtje me gjobë prej njëqind (100) deri në treqind (300) euro.
Gjatë periudhës dimërore dhe dukshmërisë së zvogëluar secili shofer në automjetin e tij duhet t’i kenë dy drita të bardha në pjesën e përparme të mjetit dhe dy drita të kuqe në pjesën e pasme të mjetit, si dhe një sinjal reflektues me ngjyrë portokalli në çdo anë, në të kundërtën do të dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tridhjetë (30) euro. /kp/Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit