11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Prag-Ramazani: 10 këshilla për agjëruesit e herës së parë

Më të lexuarat

Gjithnjë ka një “herë të parë”, e kjo vlen dhe për ata që agjerojnë për herë të parë. Edhe pak ditë e nis Muaji i Ramazanit, një manifestim unik i besimit për një muaj rresht, që ka si kolonë kryesore ritin e agjerimit – vetëprivimin në një pjesë të ditës të konsumit e ushqimit e pijes, si dhe të tjera nevojave të karakterit fizik, në funksion të një shumanshmërie virtytesh e domosdoshmërish të larta shpirtërore e etike. Dhe, për ata që do e kenë sefte agjerimin, ofrohet ky set me 10 këshilla:

Rregulloni konsumimin e ushqimit

Filloni duke ngrënë sasi të moderuar të ushqimit. Mos u mundoni ti mbushni rezervat një muaj më herët. Kjo vetëm do të rrisë oreksin tuaj dhe do ta bëj më të vështirë agjërimin.

Hani kafjall – mëngjes të hershëm

Gjatë Ramazanit ju do të zgjoheni herët për syfyr, që njihet si një ngrënie e lehtë para fillimit të agjërimit. Është e rëndësishme të mos anashkaloni mëngjesin. Filloni të hani një mëngjes të hershëm për të ndihmuar trupin tuaj të mësoheni me stomak plot në orët e para.

Mos hani gjëra të vogla

Qëndroni duke ngrënë tri vakte kryesore – mëngjes, drekë dhe darkë – duke shmangur ngrënien e imtësirave në mes. Gjatë Ramazanit, ju do të duhet të mësoheni me dy vakte kryesore, syfyrin, një mëngjes i hershëm dhe iftarin, një darkë e vonshme.

Zvogëlojeni konsumimin e kafesë

Nëse jeni i dashuruar pas kafesë dhe nuk doni të keni një dhimbje koke gjatë ditëve të para të Ramazanit, filloni të reduktoni marrjen e kafeinës që tani.

Nëse mundeni tërë ditën pa duhan, mundeni edhe tërë jetën

Nëse jeni duhanpirës që keni vendosur të agjëroni Ramazain, si pasojë e mungesës së nikotinës ju do të përjetoni simptoma nervozizëm, zemërim, shqetësim, padurim dhe vështirësi në përqëndrimin gjatë orëve të agjërimit. Për të shmangur këtë, (aman) zvogëloni pirjen e duhanit gjatë ditës dhe limitojeni në maksimum. Më e mira e së mirës do të ishte që Ramazani të shfrytëzohet si një mundësi për të lënë duhanin krejtësisht.

Provoni ndonjë ditë vullnetare

Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u përgatitur për Ramazanin sesa përmes praktikës! Mundohuni të bëni ndonjë ditë vullnetare para muajit të Ramazanit. Kjo është gjithashtu një mundësi e mirë për të kompensuar çdo agjërim të humbur nga viti i kaluar.

Rregulloni gjumin

Nëse normalisht flini vonë dhe zgjoheni vonë, filloni të rregulloni gjumin tuaj që tani, sepse gjatë Ramazanit ju do të zgjoheni herët për syfyr, e rrjedhimisht do të flini më pak. Prandaj provoni të flini më herët për ta ndryshuar orën biologjike. Cdo gjumë i pasdites është tejet i preferuar dhe shërben si ndihmë në koncentrim dhe disponim.

Përzgjedhni ushqimin

Ushqimi me proteina dhe yndyrëra të shëndetshme do të ju siguroj muskulaturë të fortë të trupit dhe kondicion më optimal. Poashtu, hidratimi i trupit duhet të jetë në nivel, në mënyrë që asnjë problem shëndetësor të mos ju paraqitet gjatë Muajit të Shenjtë.

Mos harroni se hurmat e shijshme nuk janë ekskluzivitet vetëm i Ramazanit, por ato ju ndihmojnë të mirëmbani një dietë të shëndetshme dhe rekomandohen edhe nga shumë specialistë të ushqimit.

Konsultohuni me mjekun

Nëse keni shqetësime mbi aftësinë tuaj për të agjëruar për çfarëdo arsye, qoftë diabeti, presioni i lartë i gjakut ose të vjellat, tani është koha e duhur që të caktoni një takim me mjekun. Kontsultohuni me mjekun tuaj nëse është mjaft e sigurt për ju që të agjëroni.

Poashtu, nëse ka ndonjë problem shëndetësor që do të ishte i evitueshëm para Ramazanit (rregullim i dhëmbëve, ndërrimi i terapive aktuale), ju mund ta bëni sa më herët. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit