12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Pozhari: Pse kur Obama dhe Merkel e përmendin zotin,nuk është problem?

Më të lexuarat

Gazetari nga Kosova, Xhevdet Pozhari, është kyçur në debatin që po zhvillohet në periudhën parazgjedhore në Maqedoni, posaçërisht rreth kritikave për çështjen e religjionit dhe përmendjen e Zotit nga subjektet politike shqiptare. Sipas tij, është personat që sulmojnë besimin e tjetrit, vuajnë nga ndjenja e inferioritetit. Ja edhe postimi i tij i plotë:

Kur Obama, Merkel, Netanyahu dhe liderë tjerë botëror e përmendin Zotin nuk bëhet problem. Kur këtë e bën një politikan/subjekt shqiptar, në gatishmëri rrinë “garda e të kompleksuarve” të cilët mendojnë se Zoti dallon nga Allahu! Ata të cilët nuk e kanë kuptuar se ekziston vetëm një Zot që ka mëshirë për të gjitha krijesat e veta. Ata të cilët janë të gatshëm për të shigjetuar besimin e tjetrit ngaqë vuajnë nga ndjenja e inferioritetit dhe nuk e dine kufirin ku mbaron e drejta e tyre për të gjykuar, e ku fillon e drejta e tjetrit për të besuar.
Zoti i bekoftë shqiptarët!
Allahu ju meshirofte dhe ju udhezofte të gjithëve!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit