15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Postimet e Hoxhe Elvis Nacit pëlqehen më shumë se sa te liderve botërorë

Më të lexuarat

Imami i xhamisë së “Tabakëve” në Tiranë, Elvis Naçi, ka aq shumë pëlqime në rrjetin social Facebook, sa ua kalon edhe liderëve botëror.

Naçi ka 379,508 like në Facebook, por postimet e tij marrin pëlqime sikur t’i kishte miliona ndjekës.

Një postim i zakonshëm i Naçit i merr më shumë se 20 mijë pëlqime.

Një foto familjare e Naçit, me bashkëshorten e tij dhe 3 fëmijët ka marr 100 mijë pëlqime në facebook, duke bërë kështu që të tejkaloi parashikimet.

Edi Rama ka mbi 1 milion ndjekës në facebook po pëlqimet nëpër statusa dhe fotografi nuk i kalojnë 10 mijë. Edhe Sali Bersisha ka më shumë se 1 milion ndjekës në Facebook, por me pëlqime qëndron edhe më keq se Rama.

Nëse marrim shembull presidentin amerikan Donald J. Trump, që ka 12 milionë ndjekës, në postimin e tij të fundit në Facebook ka marr 25 mijë pëlqime, 2 mijë më pak se Naçi në postimin e fundit, shkruan lajmi.net.

Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel postimin e fundit para 22 orëve i ka 4 mijë pëlqime.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka 8 milionë ndjekës në Facebook, dhe në postimin e fundit ka 11 mijë pëlqeime, që është larg Naçit.

Por cka e bënë Naçin kaq të veçant?

Ligjërimi i tij prej imami dhe gjuha që përdor ka bërë që t’i bëj për vete të gjithë. Ai konsiderohet si njëri nga imamët më modern dhe më të artikuluar në trojet shqiptare, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se Naçi ka vizituar pothuajse të gjitha qytetet nëpër trojet shqiptare dhe ka mbajtur ligjërata, ku sallat dhe xhamitë kanë qenë përplot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit