5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Portret i Vuçiç / Ish lideri nacionalist që sot po përballet me protestat qytetare

Më të lexuarat

Gazeteta Franceze e së majtës Liberation i ka kushtuar një dy faqësh protestave qytetare që po ndodhin së Serbi dhe përkrah tij një portreti të presidentit autoriatar serb Aleksandar Vuçiç që lapsi.al e ka përkthyer më poshtë. Në rrëfimin e së pëeditshmes me peshë tregohet se që nga 8 dhjetori, pra pak a shumë në të njëjtën kohë me fillimin e ptotestës studentore në Tiranë, çdo të shtunë në ora 18 00, mijëra qytetarë serbë mblidhen në rrugët e Beogradit për të thërritur : “Jo dhunës” që ushtron regjimi i presidentit kundër mediave dhe opozitës. Në krye të manifestimit gjendet një banderolë e madhe “1 ndërmjet 5 milionëve”, që i referohet një shprehje të Vuçiçit i cili tha pas protestës së parë se edhe nëse 5 milionë do të dilnin në rrugë ai nuk do të bënte asnjë lëshim.

Ndërmjet slloganeve të turmës dëgjohen: “Vuçiç, hajdut”, “Stop këmishave të përgjakura”, “Populli po ngrihet”, “Vuçiç, shko në Budapest” duke iu referuar rastit të Gruevskit.

Protesta po përhapet edhe në qytete të tjera të Serbisë megjithë heshtjen e mediave që janë nën kontrollin e pushtetit shkruhet në rrëfimin e Liberation. Nga kjo special Lapsi.al ka shkëputur prortretin (ktu poshtë) që aty i bëhet presidentit serb.


Protestues duke mbajtur pankartat “Po fillon” ne 22 dhjetor ne Beograd

Portret i Liberation, si po rriet mosbesimi ndaj presidentit serb

Në 7 janar ai u dekorua në Moskëm me çmimin prestigjoz Alexandre Nevski. 49 vjeçar, i martuar dy herë dhe baba i dy adoleshentëve, Aleksandar Vucic, trupmadh dhe i kudondodhur në ekranet televizive me një zë të zvarrur dhe me një fytyrë gjithmonë si të lodhur. Një fëmijë i periferisë së Novi Beograd i lindur nga një nënë gazetare dhe një baba economist. Adoleshenca e tij i përket perëndimit të Jugosllavisë.

20 vjeçar ai ishte pjesë e huliganëve të Cevena Zvezdës, që u përzienë në sherrnajën e një ndeshje futbolli në Zagrep, një nga ato që hisotianët e kujtojnë si shkëndijën e parë të shpërthimit të konfliktit etnik kroato serb. Shokët e tij tifozë u përfshinë më pas në radhët e paramilitarëve. Katër vite më vonë, me një diplomë drejtësie në xhep ai filloi punë si correspondent lufte në Pale, në Bosnje Hercegovinë, në bastionin e Radovan Karaxhiçit, shefit politik të separatistëve serbë.


Në 2014, pasi u zgjodh për herë të parë kryeministër, mentori i tij, shefi i ekstremit të djathtë Voislav Sheshel, i dënuar për krime kundër njerzimit nga gjykata e Hagës do të thoshtë për të: “një ministër i shkëlqyer i informimit”, i cili e ushtroi këtë detyrë gjatë qeverisjes së Millosheviçit në kohën e luftës së Kosovës, duke shtuar më tej: “Ky nacionalist i madh është sot një vassal i fuqive perendimore”.

Metamorfoza “pro perendimore” ndodhi në vitin 2008. Aleksandar Vucic dhe Tomislav Nikolic krijuan partinë Progresiste serbe. Nikoliçi fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, ndërsa Vuçiçi pas një experience si opozitar u bë zv kryetar i parlamentit.

Por era në Serbi po frynte për nacionalistët e dikurshëm të cilët ndërmorën reforma të thella liberale. Pas dy vitesh Vuçiçi bëhet kryeministër dhe në 2017 President Republike.

Në Bruksel ai përkundet mes lindjes dhe perëndimit dhe nis me homologun e tij Kosovar Hashim Thaçi negociatat për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Krizat i lënë vendin njëra tjetrës.

Në Beogard në 2016 shpërthejnë demostratat pas skandaleve të korrupsionit të lidhura me rrethin e tij të afërt. Një vit më vonë një valë e re menifestimesh kanë këtë herë si qëllim “rrefuzimin e diktaturës dhe zgjedhjet e lira”.

Një trjetër skandal e ndjek nga pas. Në 16 janar 2018,

Oliver Ivanovic, drejtuesi i opozitës serbe në Kosovë, vritet përpara zyrave të partisë së tij. Që prej kësaj kohe hetimet nuk e shohin dot fundin e tunelit. Ky kundërshtar i presidentit Vuçiç, që e akuzonte atë si protektorin e qarqeve kriminale serbe që kontrollojnë rajonin, e kishte deklaruar se ndihej i kërcënuar. Manifestuesit e soëm në Beograd që thërasin “Jo dhunës”, kërkojnë zbrdhjen e vdekjes së tij. Një manifestim tjetër parashikohet të mbahet të markurën në Beograd. Të nesërmen, Serbia do të presë me pompë presidentin e federatës Ruse, Vladimir Poutin.

Burimi Liberation/përgatiti Lapsi.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit