7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Portieri pëson dëmtim horror, kapaku i gjurit i del nga vendi (Video)

Më të lexuarat

Atlas dhe Tigres janë takuar gjatë të enjtes në orët e vona në kuadër të ligës elitare meksikane.

 

Takimi kryesor i ligës së Meksikës përfundoi pa fitues pasi që në fund të 90 minuta rezultati në semafor tregonte shifrat 1-1.

Por, ndeshja përfundoi në mënyrë më të keqe të mundshme për portierin e Atlasit, Oscas Ustarin.

Oscar Ustari lëndon këmbën rëndë
Oscar Ustari lëndon këmbën rëndë

Ky i fundit pësoi një lëndim të rëndë gjera pritej të përfundonte takimi, i cili i ka kushtuar me ndërhyrje kirurgjike.

Në fakt, portieri shkelmoi me forcë topin, ndërsa menjëherë u shtri në tokë, me kakapun e gjurit që kishte dalë nga vendi.

Ndryshe, mediat meksikane raportojnë se futbollisti nuk do të paraqitet në fushat e blerta për së paku dy muaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit