7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Portalet maqedonase tallen me hoxhën dhe ezanin?!

Më të lexuarat

Ezani i mëngjesit të cilën e thërasin hoxhallaret në Maqedoni ju pengojnë maqedonasve. Kjo dëshmohet në një artikull në portalin www.motika.com.mk të autorit Dragan Neveselov raporton Zhurnal.
Ky autor në shkrimin e tij po tregon urrejtjen patologjike dhe talljen ndaj besimtarëve islam.Ai shkruan se ezani i hoxhës i zgjon maqedonasit në orën 5 të mëngjezit.
Autori i këtij shkrimi Neveselov shkruan: “Tamam sapo ke filluar të dremitesh pas zgjimit nga hoxha në orën 5 të mëngjezit në ora 7 e 30 ndodh edhe kjo. Shikoni se kush i zgjon në mëngjez qytetarët të cilat jetojnë në pallatet e reja të lagjes së Shkupit Novo Lisiçe.”
Kjo tallje ndaj ezanit është një sulm dhe përbuzje e të gjithë besimtarëve musliman në Maqedoni.
Portali maqedonas duhet të mbajë llogari se nxit gjuhën e urejtjes dhe shkakton revolt të madhe tek besimtaret e konfesionit islam.
Qytetarët janë të mendimit se askush nuk mund të luaj me ndjenjat fetare, aq më pak me një situatë kur tensionet politike janë në kulminacion, andaj edhe duhet të ngritet padi ndaj portalit dhe autorit.
Nuredin Halimi(31) një qytetar nga Shkupi mendon se duhet të dënohen autorët që nxitin në opinion urrejtje fetare.” Këta portale dhe njerëz urgjentisht duhet të ndiqen përmes gjyqit, askush nuk ka të drejt të tallet me ezanin dhe hoxhën dhe atë të krahasoj me himnin e Maqedonisë”, ka deklaruar për Zhurnal, Nuredini duke shtuar se mund te nxitet  urrejta si ne France me gazeten satiristike.
Ndërkoh, autori në fjalë merr të drejtën që të bëj një krahasim irracional ku ezanin e muslimanëve dëshiron ta krahasojë me himnin e shtetit të Maqedonisë ,andaj edhe tallet me ezanin raporton Zhurnal.
Po ashtu kryetari e komunës së Aerodromit Ivica Konevski para disa muajsh ka vendosur që himni shtetëror të jetë i obligueshëm nëpër të gjitha institucionet e Komunës së Aerodromit.
http://www.motika.com.mk/severnokorejski-metodi-na-tortura-vrz-graganite-na-novo-lisiche-skopje/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit