7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Port jahtesh me koncesion në Kepin e Rodonit

Më të lexuarat

Hapet gara për projektin me port jahtesh. 35 vite për firmën që do fitojë kontratën. Oferta deri në 6 shtator

Pas Sarandës ku në datë 1 Gusht u hap gara për dhënien me koncesion 35 vite të portit turistik “Marina Limoni” do të jepet me PPP edhe një port jahtesh në Kepin e Rodonit. Ministria e Infrastrukturës e ka shpallur dje tenderin, duke specifikuar edhe kriteret e përzgjedhjes së fituesit, Porti është projektuar të ndërtohet në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit te Rodonit. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 6 shtator 2019. Sipas ministrisë, porti i jahteve “Marina Rodon” është parashikuar të ndërtohet në bregun lindor të Adriatikut të Jugut, në Gjirin e Rodonit i cili bën pjesë ne Gjirin e Drinit si njësia fiziografike me e madhe e bregdetit shqiptar.

Përgjatë vijës bregdetare të kësaj Njësie, rreth 83 km e gjatë, që kufizohet në veri me Kepin Mendre (Ulqin) dhe ne jug me Kepin e Rodonit, ndodhen edhe grykëderdhjet e lumenjve Drin i Lezhës, Mat e Ishëm si dhe lagunat e Vilunit, Kune-Vainit e Patogut. Pozicioni i propozuar ka thellësi të favorshme për strehimin e mjeteve lundruese me zhytje deri 5,5 metra. Porti do të ndërtohet krejtësisht i mbrojtur nga erërat dhe deti, duke krijuar një mbrojtje me anë të ndërtimit të dallgëpritëseve përkatëse dhe duke zbatuar standarde e norma me të cilat ndërtohen dhe shfrytëzohen aktualisht portet në Evropë dhe në vende të tjera të zhvilluara. Po sipas ministrisë, vendi i përzgjedhur kërkon ndërtimin e infrastrukturës përkatëse për zhvillimin e aktivitetit, ku përfshihet lidhja me rrjetin ekzistues rrugor me një gjatësi rreth 1,5 km, rrjeti furnizimit me energji elektrike, ujë, kanalizime.

Ofertuesi duhet të marrë përsipër shmangien ose zbutjen e impakteve sociale e mjedisore duke kryer një vlerësim të tyre dhe duke shpjeguar efektet që do të ketë Porti Turistik ”Marina Rodon”, duke paraqitur një studim nga një ekspert ose studio e licencuar ne lidhje me impaktin mjedisor dhe social qe do te këtë ndërtimi dhe zhvillimi i këtij projekti. Por, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji akuzon se qeveria ka dhënë me PPP, një nga asetet më të kërkuara më me vlerë deri sot. “Kepi i Rodonit me PPP! Dje Saranda sot Rodoni….Çdo ditë një vjedhje! Sot një llokmë tjetër nga pasuria e Shqipërisë bëhet gati për “pronësim”! Jepet me PPP, një nga asetet më të kërkuara më me vlerë deri sot e diskutuar shumë se si do të mund të përdorej më mirë. Gjithçka me PPP, çdo pronë publike, çdo aset kombëtar, toka, dete, lumenj, miniera, minerale, naftë….gjithçka në disa duar ndërkohë që çdo ditë rritet represioni ndaj të varfërve, njerëzve që derdhin gjak për të siguruar ushqimin e përditshëm. Çdo PPP është interes dhe përfitim direkt pa asnjë kontribut për publiken, në shumicën e PPP janë para të buxhetit që i kalojnë për administrim xhepit të oligarkëve! Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur!” shkruan Salianji.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit