12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Porositë nga studimet për rregullimin e shtratit dhe porosia e Pejgamerit Alejhi Selam

Më të lexuarat

Dita e mirë duket që në mëngjes… të paktën kështu besohet ! Por na është thënë që në moshë të herët që detyra e parë që duhet të bëjmë sapo dita zbardh, është rregullimi i krevatit. Por duket se na kanë mësuar gabim! Në vend që të rregulloni shtratin çdo mëngjes pasi zgjoheni, ajo që duhet të bëni është vetëm të çoheni nga krevati e të vazhdoni ditën tuaj … Po krevati ? Krevati duhet lënë pa rregulluar, pa u shtruar me mbulesa apo me batanije. Shtresat me të cilat jeni mbuluar natën duhen lënë në fund të krevatit.

Lajmi i parë mbi këtë çështje bëri bujë të madhe para disa vitesh, kur një studim pohoi që pluhurat e mikroorganizmave, dhe bakteret lulëzojnë në një krevat i cili është i rregulluar me kujdes dhe i mbuluar. Tema erdhi sërish në vëmendje të publikut nga hulumtuesit e Universitetit Kingston në Londër.

Të gjitha këto mikroorganzima kanë nevojë për një mjedis të ngrohtë, me lagështi për të mbijetuar, dhe nëse sapo çohemi nga shtrati, veprimi i parë që bëjmë është ta mbulojmë atë, kemi bërë një gabim të madh. Kemi krijuar mjedisin ideal për lulëzimin e mikroorganizmave. Në të kundërt, duke lejuar shtratin të ajroset ne kemi krijuar një ambjent me kushte aspak mikpritëse për këto baktere që janë përgjegjëse për alergjitë, problemet me frymëmarrjen dhe gjumin e parehatshëm.

Pejgamberi Alejhi Selam na ka porositur t’i tundim çarçafët para gjumit

Kur njeriu bie në shtrat për të fjetur, gjatë gjumit vdesin disa qeliza në lëkurën e tij, pastaj ato ngjitën në shtrat dhe mbesin në çarçafë dhe batanije.

Kur njeriu natën tjetër kthehet në gjumë, qelizat e vdekura hyjnë përsëri në lëkurën e njeriut, dhe si të tilla mund t’i shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Shkencëtarët i analizuan mirë këto qeliza në mikroskop dhe u munduan të prodhojnë ndonjë gjë për t’i pastruar dhe t’i largojë, mirëpo nuk patën sukses.

Pastaj një nga pjesëmarrësit në projekt, vendosi që ta shkund materialin ku ishin qelizat e vdekura. Pasi e shkundën zbuluan se materiali ishte i pastër.

Shkencëtarët u gëzuan me këtë zbulim që u tregoi atyre se si të largojnë qelizat e vdekura nga çarçafët.

Këto qeliza janë ushqim i morrave të cilët janë shumë të dëmshëm për organizmin tonë dhe shkaktarë të shumë sëmundjeve të lëkurës.

Transmeton Ebu Hurejre ra. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Kur dikush nga ju del dhe kthehet në shtrat, le të shoh mirë dhe të shkund çarçafët apo batanijet tre herë sepse nuk e dini se çka ka ngelur pas jush”.

“Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtarë dhe i Mëshirshëm me njerëzit.” (Bekare, 143).

“Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veç se si mëshirë për botët.” (Enbija, 107)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit