7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Poroshenko: Ukraina nuk do ta braktisë asnjëherë Krimenë

Më të lexuarat

“Ukraina përsëri do të kthej kontrollin në Krimenë e pushtuar përkohësisht. Nuk mund të them se ajo do të jetë e shpejtë dhe e lehtë, por kjo me siguri do të ndodhë,” tha Presidenti i Ukrainës
 
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga të drejtat sovrane në Krime, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Poroshenko me rastin e përvjetorit të parë të shkëputjes së njëanshme të Krimesë nga Ukraina dhe bashkëngjitjes me Rusinë, në një deklaratë tha se ky ishte një akt i paligjshëm dhe se e tërë bota është dëshmitare e pushtimi të Krimesë si një pjesë e pandarë e Ukrainës.
 
“Ukraina përsëri do të kthejë kontrollin në Krimenë e pushtuar përkohësisht. Nuk mund të them se ajo do të jetë e shpejtë dhe e lehtë, por kjo me siguri do të ndodhë. Ne së bashku do ta ngremë Krimenë e re ku të gjithë do të kanë të drejta të barabarta, pa marrë parasysh origjinën, gjuhën dhe religjionin. Ne për këtë jemi duke luftuar dhe do ta vazhdojmë këtë luftë,” tha Poroshenko.
 
Ai tha se ka prova të pakundërshtueshme të krimeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në Krime, dhe shtoi se të gjithë ata që kanë bërë apo vazhdojnë të bëjnë këtë, një ditë do të përgjigjen./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit