15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Politika ruse për Sirinë

Më të lexuarat

Në ditët e Bashkimit Sovjetik, Moska ishte një lojtare e rëndësishme në botën arabe. Por në dy vitet e fundit, Kremlini ka mbështetur vazhdimisht palët humbëse në Pranverën Arabe.

Në Siri, presidenti Bashar al-Assad është duke përdorur raketa ruse, pushkë dhe tanke kundër rebelëve në betejë.

Por në Moskë, zyrtarët rusë janë duke u përpjekur për të bërë dallime mes Kremlinit dhe qeverisë Asad. Ky është Presidenti rus Vladimir Putin:

“Kremlini nuk është i shqetësuar për fatin e regjimit Asad, i cili ka sunduar Sirinë për katër dekada, dhe se ndryshimet janë të nevojshme. Por Rusia është e shqetësuar në lidhje me atë që do të vijë më pas”.

Si duket pozicioni që kërkon të luajë Rusia në Anjar, në një qytet kufitar libanez i bllokuar me refugjatë sirianë?

Deeb Abdel Khalik drejton grupe bamirësie që ndihmojnë refugjatët nga i njëjti sekt musliman që po rebelojnë kudër presidentit Assad.

“Rusia po vret të pafajshmit. Tani kemi dy Izraele – Izraelin vetë dhe motrën e tij, Rusinë”.

Brenda Sirisë, rebelët suni kanë kërcënuar të vrasin folësit e gjuhës ruse, duke filluar me Anhar Kochnevan, një gazetar ukrainas që u rrëmbye muajin e kaluar. Në dy javë, një forcë detare ruse duhet të mbërrijë në ujërat siriane në gadishmëri për të ndihmuar në evakuimin e mundshëm të rusëve.

Në Tripoli, një qytet verior libanez, suniu, Sheikh Walid Taboush thotë se Rusia ka humbur mbështetjen në të gjithë botën arabe.

“Rusia nuk do tja dijë për popullin sirian apo për të gjithë botën arabe”.

Vetëm një kilometer larg, por në anën ekstreme të ndarjes së thellë sektare në botën myslimane, Abo Ali Zoumar drejton një milici libaneze të të njëjtit sekt me atë të klanit që sundon në Siri. Ai vlerëson pozicionin e Rusisë.

“Pozicioni i Rusisë është për tu nderuar. Unë i respektoj njerëzit me parime dhe ideologji. Njerëzit me parime të mbështesin gjithmonë. Ata nuk të braktisin kur humb dhe të mbështesin kur fiton. Kjo është imorale”.

Por në matematikën e botës Islame, rreth 80 për qind e muslimanëve në botë janë suni, duke përfshirë pothuajse të gjithë muslimanët e Rusisë. Vetëm dy vende të mëdha kontrollohen nga shiajtj –Siria dhe Irani.
Në Bejrut, Pali Salem është një analist politikë që drejton Qendrën Carnegie për Lindjen e Mesme. Ai thotë se presidenti Putin ka bërë një bast të humbur për presidentin e Sirisë.

“Kjo sigurisht që ka dëmtuar imazhin e Rusisë në Lindjen e Mesme në botën arabe, dhe botën myslimane në përgjithësi. Ky është një cmim I lartë, pa pothuajse asnjë përfitim. “

Pas mbështetjes së palës humbëse në revolucionet e Pranverës Arabe në Tunizi, Egjipt dhe Libi, Rusia po bën të njëjtën gjë edhe në Siri?

JAMES BROOKE/voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit