9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Politika rajonale e BE

Më të lexuarat

Komisioneri i Bashkimit Europian për politikën rajonale, Johannes Hahn mbi shpërndarjen e fondeve për zhvillimin rajonal në Bashkimin Europian.

Komisioneri i Bashkimit Europian për politikën rajonale, Johannes Hahn duhet të forcojë unitetin ekonomik dhe shoqëror brenda Bashkimit Europian. Qëllimi: Të zvogëlohen dallimet rajonale brenda Europës. Përmes nxitjes së aftësisë konkurruese të shteteve të BE-së duhet të krijohen vende të reja pune dhe të vihet fokusi në bashkëpunimin mes shteteve dhe rajonave të ndryshme, Politika rajonale financohet veçanërisht nga fondet e ngritura posaçërisht për të realizuar këto qëllime. Nga këto fonde shtetet e BE-së dhe rajonet me probleme strukturore marrin ndihmat e duhura.

Rritja e fondeve për Greqinë në kurriz të shteteve të tjera?

Buxheti i politikës rajonale të BE-së planifikohet me periudha shtatëvjeçare. Në periudhën e vitit 2007 deri në 2013 ai kap shifrën e 347 miliardë eurove dhe përbën rreth 37% të buxhetit të përgjithshëm të BE-së për këtë periudhë. Vetëm për Greqinë janë parashikuar rreth 20 miliardë euro ndihma. Por a duhet BE të vërë në dispozicion më shumë fonde për projekte në Greqi, ashtu siç vendosën krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve të BE-së në samitin e janarit?

Komisioneri i BE-së për politikën rajonale, austriaku Johannes Hahn nuk është i këtij mendimi: “Jo, fondet strukturore kanë një buxhet të qartë të përcaktuar për çdo vend të BE-së. Dhe qëllimi i punës sonë është që së bashku me partnerët grekë t’i investojmë këto fonde në mënyrë të qëndrueshme, me mençuri dhe inteligjencë në projekte të mira, të cilat hapin vende pune.”

Greqia, e cila mbetet ende fëmija problematik i Europës ka nevojë vërtet për investime, por nëse do të rriten fondet për Greqinë në buxhetin e ardhshëm, kjo mbetet e diskutueshme edhe përballë gjendjes së vështirë të krizës në mbarë Europën. Komisioneri Hahn: “Mendoj se është e rëndësishme që ne, për të 27 shtetet, dhe pas anëtarësimit të Kroacisë për të 28 anëtarët, të përcaktojmë shpërndarjen funksionale të buxhetit mbi bazën e rregullave të njësuara. Kjo, përshtatur me nivelin e jetesës, nivelin arsimor dhe situatën e papunësisë në vendet përkatëse. Këta janë parametrat më esencialë, në bazë të të cilave duhet të bëhet shpërndarja e mjeteve për rajonet e veçanta dhe për një vend.”

Sipas komisionerit Hahn nuk ka buxhet special për Greqinë. Në bazë të kritereve mbi të cilat vendoset për një vend, del edhe buxheti përkatës, i derivuar nga buxheti i përgjithshëm për periudhën 2014-2020.

Vendet e BE-së do t’i marrin fondet e premtuara

Greqia është vendi i katërt në radhën e shteteve që marrin më shumë fonde në BE. Aktualisht në Bashkimin Europian qarkullojnë zëra se Greqia do të marrë më shumë fonde dhe për këtë duhet të heqin dorë vendet e tjera. Madje flitet se do të shkurtohen edhe fondet e miratuara për rajoone të caktuara. Komisioneri Johannes Hahn i kundërshton këto zëra. Sipas tij për çdo vend të BE-së ka një fond të përcaktuar, ky është i pandryshueshëm. Gjithashtu nuk ekziston mundësia që gjatë periudhës së miratuar të hiqen fondet e përcaktuara për një vend dhe t’i jepen një vendi tjetër.

“Pra ka buxhete të fiksuara për të cilat është rënë në ujdi, dhe për këtë vendet anëtare mund të kenë besim. Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që që pretendojnë të marrin këto fonde. Kjo është çështje e mbyllur. Madje është edhe pjesë e suksesit tonë, që fondet e buxhetit jepen për një periudhë shtatë vjeçare.”

Sipas komisionerit Hahn në vitet e shkuara politika e fondeve strukturore ka pasur një përqëndrim tek probleme të caktuara. BE ka një përfytyrim të qartë se ku duhet të investohen më së miri fondet, është i bindur komisioneri i BE-së. Për shembull në nxitjen e biznesit të vogël dhe të mesëm, në forcimin efiçiencës energjitike, apo rritjen e sasisë së energjive të rigjenerueshme në kuotën e përgjithshme të përftimit të energjisë.

Fondet strukturore ndihmë e madhe për Greqinë

Por në të shkuarën vendet anëtare vendosnin vetë se si do t’i investonin këto fonde. Ato thjesht duhet të ishin të investuara në mënyrë korrekte. Sipas komisionerit të BE-së, Greqia pati një sërë projekte investimesh në infrastrukturë, por edhe në shkencë dhe zhvillim.

Eurokomisioneri Hahn tregon jo vetëm përshtypjet e tij, por edhe efektet konkrete të këtyre investimeve në Greqi: “Unë i kam parë disa projekte. Në sferën e arsimit janë marrë masa të caktuara, por edhe në drejtim të zhvillimit rural. Kemi këtu një përllogaritje solide, që në dekadat e shkuara, – Greqia është anëtar që nga viti 1981-, rreth 530.000 vende pune në Greqi ose janë krijuar ose janë siguruar nga fondet strukturore.”/DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit