10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Politika dhe mediet janë bashkëfajtore për rritjen e islamofobisë

Më të lexuarat

Dr. Jürgen Todenhöfer

Terrori në Zelandën e RE

Të dashur miq, shumë politikanë dhe medie për çdo ditë i përshkruajnë muslimanët si tepër të dhunshëm. Në të vërtetë ka terroristë të tmerrshëm “muslimanë”. Por a guxojmë ta fshehim faktin se për shekuj me radhë Perëndimi “i krishterë” ka qenë shumë më i dhunshëm se të gjithë terroristët “muslimanë” në botë së bashku? Se luftërat perëndimore “të krishtera” vranë 10 herë, 100 herë, 1000 herë më shumë të pafajshëm sesa këta terroristë?

Këto luftëra të ashtuquajtura “të krishtera” vranë 50 milionë njerëz të pafajshëm gjatë kolonializmit, në mesin e tyre miliona muslimanë.

Nuk ishin muslimanët ata që shkaktuan luftën e parë dhe të dytë botërore, ku u vranë 85 milionë njerëz, prej tyre 6 milionë hebrenj të pafajshëm. Vrasës të hebrenjve ishin “të krishterët” gjermanë.

Në të ashtuquajturën “luftë kundër terrorizmit” të Bushit dhe Obamës vdiqën edhe një milion myslimanë të tjerë.

Perëndimi i krishterë ka qenë gjithmonë më i dhunshëm sesa bota muslimane. Për këtë arsye, Perëndimi duhet të ndalojë t’ua atribuojë muslimanëve karikaturën e tyre të shëmtuar historike. Ky imazh që na i kujton karikaturat naziste kundrejt çifutëve. Kjo karikaturë është bashkëfajtore për armiqësinë në rritje të Perëndimit kundrejt Islamit dhe gjithashtu për sulmet terroriste anti-muslimane në Zelandën e Re, e cila e sheh veten si një tokë e Perëndimit dhe ishte pjesëmarrëse në luftërat e saj, në krye me mbretëreshën angleze.

Kushëriri i vajzës së mrekullueshme hebreje Anne Frank, e cila u vra nga nazistët, Buddy Elias, thoshte një herë: “Porosia e Annes është që ne të luftojmë kundër të gjitha formave të diskriminimit. Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të fesë, kombësisë ose ngjyrës së tij të lëkurës. Dëshira e madhe e Anne Frankut ishte që të ketë paqe, humanizëm dhe dashuri midis të gjithë popujve dhe kombeve.”

Ne të gjithë duhet të mësojmë nga kjo vajzë e vogël, gjegjësisht e madhe hebreje dhe t’i japim fund përfundimisht nxitjes së urrejtjes kundër bashkëqytetarëve tanë muslimanë. Mjaft më! Muslimanët dhe hebrenjtë janë vëllezërit dhe motrat tona. Për të gjithë ne ekziston vetëm një Zot./Shembulli.com

Shkrimi origjinal:
https://www.facebook.com/JuergenTodenhoefer/posts/10156235139315838

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit