8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Policitë e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk ftohen në Shkup

Më të lexuarat

Në Shkup sot do të mbahet asambleja e përgjithshme vjetore e seksionit maqedonas të Asociacionit Ndërkombëtarë të Policisë (IPA).
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë krerët e policive të vendeve të rajonit si Kroacia, Serbia, Greqi dhe Turqia, presidenti dhe sekretari i përgjithshëm i IPA-s.

Ndërsa nuk janë ftuar krerët e policive të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa MPB nuk ka dhënë arsyet për mospjesëmarrjen e tyre, raporton INA.
Takimi do të mbahet në Qendrën për stërvitje të MPB-së në Idrizovë të Shkupit. IPA është një asociacion i themeluar 56 vite më parë që tubon policitë e 65 vendeve të botës. Ky asociacion ofron policët e vendeve të ndryshme përmes fushave të ndryshme të bashkëpunimit dhe miqësisë përmes aktiviteteve të shpëtimit, sportive, humanitare dhe misione tjera./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit