11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Policia turke gjen Teuratin 400-vjeçar në provincën Ajdin

Më të lexuarat

Policia në qytetin perëndimor Aydin ka gjetur një Teurat që besohet të jetë rreth 400 vjet i vjetër gjatë një operacion kundër trafikimit. Konfiskimi erdhi pas një kontrolli në një shtëpi në rrethin e qytetit Efeler.

Libri i lashtë i mbështjellë me lëkurë me mbishkrime metalike dhe gurë të çmuar në kapakun e saj u gjet në një shtëpi. Teurati iu dorëzua zyrtarëve të muzeut lokal ndërkohë që një i dyshuar u arrestua.

Konfiskimet e librave të lashtë të hebraikëve kanë qenë të zakonshme në Turqi viteve të fundit. Dy Teuratë të rrallë dhe të arta u kapën vitin e kaluar në qytetin perëndimor të Bileçikut gjatë një operacion tjetër anti-kontrabandues.

Në vitin 2012, policia në qytetin jugor të Adanës ka konfiskuar një Teurat 1.900-vjeçar, i cili ishte kontrabanduar nga Siria. Burimi i shumicës së librave të sekuestruar përgjithësisht vjen nga Siria, e cila është në një luftë civile.

Lufta e cila po zhvillohet në atë vend e bëri Turqinë një destinacion për kontrabandimin e antikave nga Siria.

Autoritetet kanë rritur përpjekjet për të parandaluar kontrabandën dhe shitjen e objekteve të kontrabanduara. Qeveria turke ka lëshuar gjithashtu një listë të objekteve, që besohet se janë vjedhur nga Siria dhe ka paralajmëruar agjentët e doganave, mbledhësit dhe të tjerët për blerjen e tyre. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit