6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Policia maqedone ndaloi rreth 30 shtetas shqiptarë

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë një operacioni të gjerë në rajonin e Pollogut, gjegjësisht në Gostivar dhe rrethinë ka ndaluar dhjetëra shtetas shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në Maqedoni.

Sipas SPB-së në Tetovë, janë ndaluar rreth 30 shtetas shqiptarë në Gostivar, Çegran dhe Vrapçishtë, të cilët po qëndronin dhe punonin pa leje qëndrimi dhe leje pune. Në mesin e tyre ka pasur shtetas shqiptarë edhe pa dokumente personale, transmeton INA.

MPB bëri të ditur se të gjithë shtetasit e ndaluar janë mbajtur në stacione policore dhe në biseda informative, me ç`rast është zbuluar se ata po qëndronin në Maqedoni për qëllime ekonomike dhe punë. Javën e kaluar në një operacion tjetër gjithashtu u zbuluan dhjetëra shtetas shqiptarë, të cilët u depërtuan drejt shtetit shqiptar. Ata janë kryesisht nga zonat verilindore të Shqipërisë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit