12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Policia maqedonase sulmon Kumanovën

Më të lexuarat

(E Plotesuar)

Vazhdon aksioni policor në Kumanovë. Nga të dhëna jo zyrtare ALSAT mëson se numri i të plagosurve është në rritje, 13. Ministria e Punëve të Brendshme, deri në këto momente nuk ofron asnjë informacion zyrtar për ngjarjen në Kumanovë. Në pyetjet e televizionit ALSAT për informacione mbi atë që po ndodh realisht në Kumanovë, numrin e të plagosurve apo viktimave të mundshme, zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, thjesht u përgjigj se “Aksioni është në vijim e sipër. Në momentin më të parë që do të përfundojë, ne do të dalim me deklaratë zyrtare.” Për momentin, ALSAT nuk mundi të arrinte për përgjigje as zëdhënësin e Sektorit për Punë të Brendshme të Kumanovës.
 
Ndërkaq, në spitalin shtetëror në Shkup, sapo ka mbërritur edhe ministri i shëndetësisë Todorv.

 

Jozyrtarishtë njoftohet për 12 policë te plagosur që janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

Derisa banorë që banojnë afër qendrës klinike në Shkup, kanë thënë se në orët e mëngjesit janë dëgjuar sirenat e veturave të emergjencës që kanë arritur në Klinikë. Sipas tyre policia ka urdhëruar taksistët që të largohen prej para qendrës klinike, andaj supozohet që kanë sjellë të lënduar ose eventualisht viktima nga luftimet në Kumanovë. Informacionin për largimin e taksistëve e kanë konfirmuar edhe disa kolegë gazetarë qe gjenden tek Klinika, por të cilëve nuk iu lejohet të hyjnë brenda.
Ndërkohë gazetari jonë nga tereni njofton se në qendrën klinike para pak çastesh ka arritur edhe ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.

Forca të mëdha policore mëngjesin e sotëm janë vërejtur edhe në fshatin Hotël. Banorët e këtij fshati njoftojnë se janë bllokuar hyrje daljet e fshatit. Madje sipas tyre në çatitë e disa shtëpive janë pozicionuar edhe snajperistë. 
 
Raportohet  se policia është futur në shtëpinë e Qenan Isenit nga ky fshat, ku kanë bë bastisje dhe kanë malltretuar anëtarët e familjes.

Porosia e hoxhës së lagjes ku sot u tentua të nisë filmi i Gruevskit… Eljasa Mahmudi iu bën porosi banorëve që ta ruajnë qetësinë, ai ndër të tjera thotë “Kjo që po ndodhë në Kumanovë sigurisht se është ndonjë skenar i armiqve të shqiptarëve dhe personave të shitur.
Lus popullatën që ta ruaj gjakftohtësinë dhe mos të bie pre e këtyre provokimeve antikombëtare.
O Zot i Gjithëfuqishëm, ruaje popullin tonë nga më e keqja! Amin!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit