6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Policia konfirmon arrestimin e tre personave për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Më të lexuarat

Policia konfirmon arrestimin e tre personave në veri të Mitrovicës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar për Telegrafin arrestimin e katër personave në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve ndërlidhen me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa njërin për shkak të rezistencës ndaj zyrtarëve policor.

Policia konfirmoi se Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione.

“Mund të konfirmojmë se në Veri të Mitrovicës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente, janë realizuar disa bastisje që ndërlidhen me vazhdimin e hetimeve për rastin e vrasjes se O.I.. Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione si dhe kane ndaluar katër persona, tre që ndërlidhen me hetime për rastin dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor. Në konsultim me Prokurorin kompetent ndaj të njëjtëve është duke vazhduar procedura e mëtutjeshme ligjore. Për informacione tjera do të iu informojmë pas përfundimit dhe kompletimit të rastit”, thekson Policia.

Katër të arrestuar në veri të Mitrovicës për vrasjen e Ivanoviqit

Në veri të Mitrovicës sot në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar persona, të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në janar të këtij viti.

Pas arrestimit të këtyre katër personave, mësohet se serbët në veri kanë aktivizuar alarmin që simbolizon tubimin e qytetarëve atje.

Ndryshe, sot gjatë ditës është paralajmëruar një protestë paqësore njëorëshe në veri të Mitrovicës, Graçanicë dhe Shtërpcë për shkak të taksës për mallrat serbe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit