5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e viktimës në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më të lexuarat

Një këmbësor është goditur të shtunën nga një automjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë menjëherë.

Në njoftimin e saj policia ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në daljen veriore të autostradës në afërsi të qytetit të Prizrenit, përderisa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar viktimën e rastit.

“Policia e Kosovës konfirmon se të shtunën rreth orës 17:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje Veriu-Prizren, ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Dyshohet se një veturë ka goditur një këmbësor të gjinisë mashkullore, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Lidhur me aksidentin me pasoja fatale, Policia e Kosovës jep këto detaje të viktimës me qëllim të identifikimit të tij. Mosha e viktimës është 30-40 vjeçar; gjatësia: 165 cm; flokët ngjyrë kafe, sytë ngjrë të kaftë. Viktima mban të veshura xhinse të kaltra, fanelë ngjyrë hiri me vija të bardha, këpucë dhe çorapë të zeza.

Policia e Kosovës kërkon nga kushdo që ka informacione apo mund ta identifikojë personin në bazë të përshkrimit ta lajmërojë Policinë në stacionet më të afërta policore apo në nr.192.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit