5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Policia jep detaje të reja për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë dhe reagimi i avokatit Berisha

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmë në lagjen Veternik në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka informuar se katër persona të dyshuar kishin hyrë brenda shtëpisë së tij, dhe njëri nga ta i ka drejtuar armën viktimës, me ç’rast viktima ka poseduar armë dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit m/sh/k (K.K., viti i lindjes 1976) dhe e ka qëlluar për vdekje.

“Po ashtu njëri nga të dyshuarit ka shtënë në drejtim të viktimës, mirëpo nuk është goditur. Tre të dyshuarit tjerë kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes.

Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar nuk ka shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.

Nga viktima është konfiskuar pistoleta e cila është përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Avokati Berisha: Pronari i shtëpisë që vrau hajnin duhet të lirohet menjëherë

Avokati Besnik Berisha ka dalë në mbrojtje të dorasit, i cili sonte në Veternik duke mbrojtur pasurinë e tij, vrau personin i cili kishte shkuar t’ia plaçkiste shtëpinë.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse do të kishte drejtësi, pronari i shtëpisë i cili ka qëlluar mbi hajnin, do të duhej të kthehej në shtëpi dhe të merrej në mbrojtje nga policia.

Postimi i plotë i avokatit Berisha:

“Nese ne vendin tone do kishte drejtesi, pronari i shtepise qe sonte ka qelluar hajnin ne mbrojtje te pasurise se tij, menjehere do duhej te kthehej ne shtepi, madje te mbrohet nga Policia, deri sa ta thone fjalen e tyre hetuesia.

Per mua ngelet veprim i ligjshem dhe i domosdoshem cdo veprim qe behet per te zbrapsur hajnin/at, sepse sic ka ndodhur dhe me pare, jo rrallehere kane pesuar qytetaret nga ata qe mesyjne pasurine, por nuk kursejne as njeriun.

Hajnia po rritet, siguria edhe me tutje mbetet vetem deshire per ne…” (sic.), ka shkruar Berisha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit