16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Policia izraelite u vërsulet muslimanëve në Al-Aksa, 6 të arrestuar

Më të lexuarat

Policia izraelite sot në mëngjes iu vërsul muslimanëve në kompleksin Al-Aksa duke përdorur sasi të konsiderueshme të gazit lotsjellës dhe bombave zhurmuese.

Të paktën 1179 hebrenjë radikalë sot në mëngjes të shoqëruar nga policia izraelite hynë në kompleksin e Al-Aksës, në pjesën e vjetër të Kudsit Lindor.

Në kompleks u mblodh një grup muslimanësh që kundërshtonte futjen e hebrenjve fanatikë, ndaj të cilëve u përdor gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese.

Policia izraelite njoftoi se intervenimi është bërë për shkak të trazirave dhe se situata është vënë nën kontroll.

Policia izraelite nuk zbardh detaje të tjera ndërsa dëshitarët okularë njoftojnë se hebrenjtë radikalë ende ndodhen në kompleksin Al-Aksa dhe se forcat izraelite kanë privuar nga liria 6 palestinezë.

Dëshmitarët okularë për AA thanë se policia izraelite ka rrahur muslimanët e mbledhur dhe se me gaz lotësjellës dhe bomba zhurmuese gjuante ndaj muslimanëve që fshiheshin.

Zëdhënësi i vakëfit islam në Kuds, Firas Dibs njoftoi se policët izraelitë kanë rrahur Halil et-Terhun, rojen dhe kujdestarin në kompleksin Al-Aksa.

Ai tha se policia izraelite nuk iu ka lejuar punonjësve shëndetësorë t’i ofrojnë ndihmë Terhunit, duke shtuar se më pas një nga rojet e Al-Aksës, Isam Najib, u privua nga liria.

Dibs po ashtu tha se incidenti i mëngjesit të sotëm është vazhdim i praksës të forcave izraelite të cilat kufizojnë të drejtat e muslimanëve që gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të luten lirshëm në Al-Aksa./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit