10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Policia izraelite plagos palestinezen me aftësi të kufizuara mendore

Më të lexuarat

KUDS (AA) – Një grua palestineze me aftësi të kufizuara mendore u plagos pas hapjes zjarr nga policia izraelite në Kudsin Lindor të okupuar të dielën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në një deklaratë të policisë izraelite, gruaja palestineze që po ecte në shinat hekurudhore në pjesën veriore Shuafat është “neutralizuar” nga të shtënat në këmbë.

Në deklaratë pohohet se palestinezja është qëlluar pasi nuk i është përgjigjur thirrjeve të policisë për të ndaluar dhe se ajo mund të kishte qëllim të kryente sulm.

Sipas lajmeve të medias palestineze, gruaja është identifikuar si 28-vjeçarja Duha Ebu Hudayr, e cila është me aftësi të kufizuara mendore.

Që nga 30 marsi, më shumë se 115 palestinezë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga të shtënat izraelite me armë zjarri gjatë demonstratave anti-okupuese përgjatë kufirit me Gazën.

Protestuesit kërkojnë kthimin në shtëpitë e tyre në Palestinën historike nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugën krijimit të shtetit të ri të Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit