6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Policia izraelite lejon hyrjen e kolonëve hebrenj në Al-Aksa

Më të lexuarat

Dhjetëra kolonë hebrenj kanë hyrë në oborrin e Al-Aksës nga dera Megaribe nën mbrojtjen e policisë izraelite

JERUSALEM (AA) – Kolonët hebrenj fanatikë sot në mëngjes nën mbrojtjen e policisë izraelite kanë hyrë në oborrin e kompleksit Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA zëdhënësi i Menaxhmentit të Fondacioneve Islamike në Jerusalem Firas Dibs thotë se që nga orët e mëngjesit e deri më tani dhjetëra kolonë hebrenj kanë hyrë në oborrin e Al-Aksës nga dera Megaribe nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Qeveria izraelite përkundër kundërshtimeve të menaxhmentit të Harem-i Sherifit dhe të palestinezëve, që nga viti 2003 e deri më sot po i mbyll sytë ndaj shkeljeve të grupeve të kolonëve izraelitë në Al-Alsa.

Çfarë ndodhi gjatë dy javëve të fundit?

Përshkallëzimi i situatës në Al-Aksa ndodhi pasi autoritetet izraelite mbyllën kompleksin Al-Aksa, pasi paraprakisht policia më 14 korrik vrau tre palestinezë me arsyetimin se kanë ndërmarrë sulm të armatosur, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët kanë vdekur në spital. Pas dy ditëve, më 16 korrik, duke hapur dyert e saj Izraeli vendosi detektorë metalikë.

Muslimanët protestuan kundër masave dhe falën namazin para portave të kompleksit, ndërsa hasën në ndërhyrje nga forcat izraelite.

Me vendimin e Këshillit të Sigurisë, më 25 korrik Izraeli hoqi detektorët e metalit, por tha se një sistem i ri i mbikëqyrjes, që përdor “kontrolle të zgjuara” bazuar në teknologjinë e përparuar, do të vihej në vend të tyre.

Autoritetet izraelite në orët e hershme të mëngjesit të së premtes hoqën edhe barrierat e hekurit të vendosura pranë portave të Al-Aksas.

Pas thirrjes së dijetarëve të Jerusalemit, muslimanët në të njëjtën ditë u mblodhën për të falur namazin e jacisë në Al-Aksa. Fillimisht, policia izraelite nuk hapi disa porta të kompleksit, por pas reagimit intensiv të palestinezëve u hapën të gjitha portat dhe dhjetra mijëra persona filluan të hyjnë në kompleks.

Më pas, policia izraelite filloi të intervenojë ndaj palestinezëve brenda dhe jashtë Al-Aksas me shok bomba dhe plumba gome, si dhe mbylli të gjitha portat përveç Portës Asbat. Mbi njëqind palestinezë u plagosën gjatë këtij intervenimi policor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit