Policia izraelite arreston guvernatorin e Kudsit

0
62

Adnan Ghaith u arrestua në shtëpinë e tij në lagjen Silvan të Kudsit

Kuds

Policia izraelite ka arrestuar guvernatorin e Kudsit, Adnan Ghaith, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një video e publikuar nga Qendra e Informacionit Wadi Hilweh me qendër në Kuds tregoi se policia e ndaloi me forcë Ghathin nga shtëpia e tij në lagjen Silvan të Kudsit.

Ghaith është arrestuar disa herë muajt e fundit.

Arsyeja e ndalimit mbetet e paqartë, kurse policia izraelite nuk ka lëshuar ende asnjë deklaratë zyrtare.

Kudsi mbetet në qendër të konfliktit disadekadësh të Lindjes së Mesme, ku palestinezët shpresojnë që Kudsi Lindor, i okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, një ditë mund të bëhet kryeqyteti i një shteti palestinez.

E drejta ndërkombëtare vazhdon ta cilësojë Kudsin Lindor, së bashku me tërë Bregun Perëndimor, si “territore të okupuara” dhe i konsideron të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebraike atje si të paligjshme.