11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Policia greke vret një shqiptar në zonën kufitare me Shqipërinë

Më të lexuarat

Një shqiptar u vra pasditen e së enjtes nga policia greke në vendin e quajtur Visina, në zonën e Janinës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, rreth orës 18.30, policia kishte ngritur një kurth për kapjen e trafikantëve të cilët kishin magazinuar më shumë se 100 kg kanabis.

Në kohën që tre persona të dyshuar mbërritën në zonë dhe po përgatisnin transportin, ndërhynë forcat policore.

Sapo kuptuan se ndodheshin nën ndjekjen e policisë, trafikantët hapën zjarr me automatikë, duke plagosur lehtë një polic, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e rendit u përgjigjën duke lënë të vdekur në vend një prej trafikantëve, ndërsa dy të tjerët mundën të largohen dhe po kërkohen prej forcave të rendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit