10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Policia gjen kanabis në Prapashticë

Më të lexuarat

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës janë gjetur 550 bimë të llojit kanabis sativa (marihuanë), pas marrjes së një informate se në pyll janë vërejtur disa bimë narkotike. “Njësia kundër trafikimit me narkotikë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur 550 bimë të llojit kanabis sativa. Me vendim të prokurorit, bimët janë asgjësuar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Edhe në fshatin Reqan të Therandës, policia ka vërejtur se në një vend të quajtur Osoja ishin disa bimë narkotike Kanabis Sativa.

 

“Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes nuk është vërtetuar se këto bimë narkotike janë mbjellë nga ndonjë person, pasi që ato dyshohet se dalin për çdo vit në skaj të arave përreth lumit, dhe kryesisht në vende të papunuara. Me vendim të prokurorit bimët kanabis sativa janë çrrënjosur nga ai vend”, thuhet në njoftimin e PK-së./koha/kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit