Policia e EULEX-it dorëzohet në Zubin Potok!

0
32

Policia e EULEX-it nuk ka qenë në gjendje ta ndihmojë policinë e Kosovës në Zubin Potok, pas sulmeve që ndodhen të enjten në orët e hershme të mëngjesit, gjatë të cilave me armë automatike dhe mjete shpërthyese janë goditur objekti i “KEP” bankës, objekti i “Radio Kolashinit” dhe një shtëpi private e një eprori të Policisë së Kosovës.
“EULEX-i shpreh keqardhje për sulmin që ndodhi në Zubin Potok në orët e para të mëngjesit. Këtë pasdite, me mbështetjen e KFOR-it, ekipi mentorues i EULEX-it është përpjekur të arritij në stacionin policor në Zubin Potokut për ta kryer punën e vet. Lidhur me incidentin e natës së kaluar, ne në veçanti deshëm për të ndihmuar policinë e stacionit në Zubin Potok. Për fat të keq, ne kemi qenë të bllokuar nga një turmë e qytetarëve vendorë dhe u detyruam të kthehemi në Mitrovicë më mirë se sa të rrezikojmë dhunë të mëtejshme për popullsisë lokale”, thuhet në komunikatë.

“Kjo ishte një sfidë e qëllimshme për tërë sundimin e ligjit në Zubin Potok. EULEX-i ka qenë në gjendje t’i ofroj ndihmë policisë lokale dhe ne vazhdim do të kryeh hetime të përbashkëta. EULEX-i do të vazhdojë të kërkojë të kryej punën e vet dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve t’i binden ligjeve në mënyrë që ta ndihmojnë EULEX-in ta kryej punën e vet”, thuhet në komunikatën e misionit të Bashkimit Evropian, që ka për detyrë sundimin e rendit dhe ligjit, në veçanti në veri të Kosovës.

Veriu i Kosovës prej 13 vjetësh sundohet nga struktura paralele të Serbisë dhe grupe mafioze, të cilat kanë arritur të zmbrapsin “aksionet” e kohëpaskohshme të EULEX-it, të KFOR-it dhe institucioneve vendore, që kanë si qëllim vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit. Strukturat paralele dhe kriminale atje, duke shfrytëzuar një përqindje të vogël të qytetarëve, kanë rrezistuar me arsyetimin se nuk pranojnë të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës, e në fakt si qëllim parësor kanë zgjatjen e situatës aktuale, ku lulëzon kontrabanda dhe krimi i organizuar. /Telegrafi/kohaislame