15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

POLICIA DHE DOGANAT E KOSOVËS MBESIN SËRISH NËN MBIKËQYRJE TË EULEX-IT

Më të lexuarat

Policia dhe Doganat e Kosovës do të mbesin sërish nën mbikëqyrje të EULEX-it ndonëse jo në përmasën që ka ekzistuar deri më tani. Rreth 470 policë mësohet se do të largohen nga misioni në Kosovë si rezultat i rikonfigurimit. Ndërsa komponenti i doganave do të reduktohet në një përmasë më të vogël prej 15-20 personave për shkak të standardeve ende të pa përmbushura në menaxhimin e integruar të kufijve….

Komponenti i policisë së EULEX-it përfshin pjesën më të madhe të reduktimit të misionit në Kosovë nga mesi i qershorit të këtij viti. Por, policia e EULEX-it mbetet pothuajse me rol të njëjtë kryesisht në njësitë speciale, kufirit dhe hetuesisë.

Ndërkohë që komponenti i doganave do të reduktohet më pak duke ruajtur sërish përgjegjësitë që ka pasur përfshi edhe ato ekzekutive.

Zëdhënësi i EULEX-it Blerim Krasniqi ka thënë se ende nuk janë gati të gjitha detajet e reduktimit të misionit.

“Përderisa të përfundojnë bisedimet në Bruksel për detyrat dhe strukturën e ardhshme të misionit nuk mund të flasim me numra konkret të posteve që do të mbyllen apo rialokohen”, ka thënë Krasniqi.

Doganat e Kosovës sipas zëdhënësit Adriatik Stavileci presin që EULEX-i t’ua kaloj edhe përgjegjësitë ekzekutive.

“EULEX ka thënë se nuk do të jetë më në ulësen e përparme. EULEX-i do të jetë në ulësen e prapme për monitorim , mentorim dhe këshillim . Kjo për arsye se Dogana e Kosovës është treguar se mund të punoj dhe të mbledh të hyra në nivelet më të larta”, ka thënë Stavileci.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se rezultatet e rishikimi strategjik për EULEX-in, do të çojnë drejt një misioni më të fuqishëm, më të sigurt dhe më efikas. Por, për këtë ende janë skeptik autoritetet vendore.

Kreu i pushtetit gjyqësor në Kosovë, Enver Peci, ka deklaruar më herët se nuk po sheh ende ndonjë shenj serioze se gjykata në veri mund të funksionalizohen më shpejt.
Bashkimi Evropian i ka zgjatur mandatin misionit në Kosovë edhe për 2 vite të tjera.(Serbeze Haxhiaj)/RTK/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit