15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Policia arreston tetë persona për krim të organizuar, prostitucion dhe vjedhje (Foto)

Më të lexuarat

Policia në një konferencë të thirrur të jashtëzakonshme, ka prezantuar tri raste të ndryshme, që kanë të bëjnë me vjedhje dhe dy të tjera për krim të organizuar dhe prostitucion.
Nga këto tri raste që ka hetuar Policia janë arrestuar gjithsej 8 persona.

Togeri Mustafa nga Drejtoria për Krimin e Organizuar tha në konferencë se “Policia ka bastisur 6 lokacione sot, nga i cili janë arrestuar 3 persona për vjedhje. Grupi ka qenë duke u hetuar qe 6 muaj. Arrestimi i tyre ka ndodhur në flagrancë, derisa po kryenin veprën penale. Ai ka bërë të ditur se edhe dy persona të tjerë janë në ndjekje për këtë rast”.

“Grupi dyshohet se kanë kryer vjedhje të rëndë nëpër disa shtëpi, në rajonin e Prishtinës. E, po ashtu, ka raste kur janë vjedhur edhe disa vetura, pasi çelësat e tyre janë marrë nëpër shtëpitë ku kanë vjedhur”.

Ndërsa, Baki Kelani tha se Policia ka arrestur 3 persona për krim të organizuar dhe prostitucion në rajonin e Gjakovës. Njëri prej të arrestuarve me inicialet L.P., është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti i tretë ka të bëjë me martesë me detyrim në rajonin e Mitrovicës.

Në pamjet më poshtë mund t’i shihni gjësendet që Policia e Kosovës i ka konfiskuar.

14813498-10207664720832465-4709586-n_1476971557-1862265 14800777-10207664786034095-1761641685-n_1476971732-2506513

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit