6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

POLICIA ARRESTON EDHE POLICË!.

Më të lexuarat

Departamenti i Policisë Kufitare, Departamenti i Hetimeve dhe ai i Operativës kanë ndërmarr një operacion të gjerë të arrestimeve dhe bastisjeve në Drejtorinë regjionale të Pejës, Mitrovicës dhe Ferizajt, me ç’rast janë arrestuar pesë persona të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale, kontrabandë me emigrantë, falsifikim të dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë, policia kufitare, në një veturë ka gjetur dhe konfiskuar 4. 420 kg drogë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Këto të dhëna Policia e Kosovës i ka bërë të ditura të premten gjatë një konference për media.

Nevruz Hasani, shef i hetimeve në Departamentin e policisë kufitare ka bërë të ditur se ky operacion ndërlidhet me dy operacionet e mëhershme që ka ndërmarr policia kufitare kundër krimit të organizuar dhe se tani numri i të arrestuarve që lidhet me këto raste ka arritur në 24 persona.

Shefi i hetimeve në departamentin e policisë kufitare tregon se mbrëmë nga ky departament në pikën kufitare në Vërmicë është ndaluar një veturë me ç’rast janë zbuluar dhe konfiskuar 4.420 kg drogë, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, si dhe janë arrestuar dy persona.

Sipas tij, edhe zbulimi i këtij rasti është rezultat i ngritjes së kontrollit në pikën kufitare dhe forcimit të bashkëpunimit të Policisë së Kosovës dhe doganës së Kosovës. Hetimet e mëtutjeshme vazhdojnë në njësinë e hetimeve të antidrogave në Prizren.

Naim REXHA, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për Operativ, ka thënë se qëllimi i Policisë së Kosovës i bazuar në gjitha aktet normative duke filluar nga strategjia nacionale për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror në vazhdimësi e sipër është duke u realizuar nga ana e efektivave të Policisë së Kosovës.

Sipas statistikave të që posedon Policia e Kosovës, nga data 27 korrik deri më datën 2 gusht të këtij viti Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej 210 persona të cilët janë involvuar në vepra të ndryshme penale. Nga 210 persona të arrestuar 143 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Sa i përket statistikave që kanë të bëjnë me konfiskimin e armëve që janë përdorur gjatë ceremonive festimeve Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore ka kontrolluar 64 lokacione ku ka arrit t’i konfiskojë 88 armë të ndryshme dhe 1140 monicion të kalibrave të ndryshme, si dhe janë arrestuar 34 persona. Ndërkaq vetëm gjatë javës së kaluar nga përdorimi i armëve nëpër ceremoni festive janë lënduar 9 persona.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit