20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Policët zihen për një Porsche, shoferi i shan me rob!

Më të lexuarat

Policët shqiptarë e kanë shumë të vështirë të përballen me tipat që ngasin makina superluksoze në rrugët e Tiranës.
 
Pas incidentit të një polici rrugor me drejtuesin e një Lamborghini, vjen një tjetër skandal.
 
Një oficer policie ndaloi një makinë Porsche, por shoferi i kësaj të fundit nisi ta shante.
 
“Do të të q… robt! Me ty e kam, do të të q… motrën! More vesh”, e kërcënoi ai policin.
 
Sipas GSH, në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy efektivë policie.
 
Krejt papritur, drejtuesi i makinës Porsche del i njohur me efektivin dhe ky i fundit i jep leje të largohet.
 
Pas largimit të tij, polici i fyer dhe ofenduar, i drejtohet kolegut: “Bravo. Po ti rrije te xhami i makinës së tij, ndërkohë që ai më shante mua me rob shpie? Po pse duhej t’i jepje të njohur? Do sqarohemi në komisariat”.

“>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit