10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Po vjen “Galaxy S8”, risitë e smartfonit që hapet me sy

Më të lexuarat

Samsung Galaxy S8” do të jetë spektakolar. Gjiganti korean i teknologjisë do të sjellë versionin më të fundit të smartfonëve “Galaxy”, i cili do të ketë përmasa pothuajse sa ato të “Galaxy Mega”.
Modeli “Galaxy S8+” do të ketë ekran për përkulur 6.2 inç, kamera high definition me kapacitet 12 megapixel (kamera kryesore) dhe 8 megapixel ajo e përparme.
Risitë vijnë edhe në sigurinë e aparatit. Ai do të hapet me anë të njohjes së syrit të përdoruesit, kjo falë skanimit të irisit fillimisht. Edhe karikimi do të sjellë risi, pasi do të nxjerrë jashtë loje telat. “Samsung” propozon një platformë të re, mbi të cilën mbështetet smartfoni dhe karikohet.
Kujdes i veçantë i është kushtuar parandalimit të futjes së pluhurave dhe ujit në aparat.
Por ndërsa raportimet në media flasin për një “S8” dhe “S8+” spektakolare, për të cilat detajet e para pritet të dalin në prill, një gjë është e sigurt: do të na duhen xhepa më të mëdhenj për ta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit