10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Po, u bëra një myslimane

Më të lexuarat

Rruga ime drejt islamit nuk qe e komplikuar, por sipas disa prej njerëzve të rrethit tim familjar e shoqëror, ajo qe ndoshta pak e papritur… Njëzet vitet e para të jetës sime i kalova si ateiste. Të them të drejtën, besimi fetar nuk më interesonte shumë. Ndonjëherë mendohesha nëse egzistonte ndonjë fuqi hyjnore, ose ç’ndodh me ne pas vdekjes, por këto ishin thjeshtë mendime pa rëndësi për mua. Pas përfundimit të studimeve, vendosa të udhëtoja e të studioja jashtë shtetit. Për dy vjet me radhë, punova e studiova një- kohësisht. Gjatë kësaj kohe u njoha me disa të krishtera. Njëra prej tyre u be shoqja ime e ngushtë. Iu përgjigja dëshirës së saj dhe fillova të ndiqja një kurs që kishte për qëllim njohjen me krishterimin. Meqenëse kam një karakter të hapur, bëja shumë pyetje dhe interesohesha për shumë gjëra. Por nuk më pëlqente që shumë prej pyetjeve të mia nuk iu përgjigjej njeri. Brenda në shpirt besoja që egzistonte Zoti. Megjithatë, nuk kisha vullnetin e duhur për të zbuluar më tepër.

 

Pas kthimit në Sllovaki, u përpoqa të integrohesha në jetën e këtushme, por pa sukses. Kisha një punë, kisha miq por s’isha e lumtur. Vendosa të udhëtoja përsëri, këtë herë në një vend tjetër. Atje u njoha me bashkëshortin tim të ardhshëm. Zhvillova me të diskutime mbi fenë dhe ai më solli libra mbi besimin islam. Të them të drejtën, fillova t’i lexoj ato me paragjykime. Pas leximit të librit të parë, u binda që çka shkruhej aty ishte e vërtetë. Gjeta aty ato gjëra që kisha kohë që po i kërkoja. Zoti më nxorri më në fund në dritë. Vendimin për t’u bërë myslimane nuk ia thashë as të fejuarit tim. Thjeshtë e bëra fakt të kryer dhe u ndieva sikur hoqa nga shpirti një barrë të rëndë. Më pushtoi një gëzim i madh. Doja të dija përherë e më tepër. Doja të mësoja si të lutesha, në arabisht sigurisht, doja të lexoja Kuranin dhe të njihesha me myslimane të tjera…. Nuk ishte aspak e vështirë të zbatoje ato që Zoti na urdhëron të kryejmë. U mbulova me shami vetëm pas nje viti pasi nuk isha e sigurtë nëse kjo ishte dhe bindja ime e sinqertë. اdo njohuri e re mbi islamin më sjell një gëzim të papërshkruar. Elhamdulilah!!!

 

 

Nga ana tjetër kisha frikë çdo më thoshin prindërit dhe miqtë për vendimin tim por nuk pati aspak probleme. Dëshiroj që edhe ata, të gjejnë rrugën për tek Zoti por nga ana ime, e vetmja gjë që mund të bëj për ta është t’i njoh ata me islamin, pastaj zgjedhja është në dorë të tyre. Nëse Zoti i Madhërueshëm ua ka bërë rrisk atyre islamin, atëherë ata do të vijnë tek ai në një kohë të volitshme. Dëshira ime është që në Sllovaki, njerëzit të mos kenë paragjykime ndaj islamit dhe myslimanëve. Isha mësuar që të mos i gjykoja njerëzit nga pikëpamja etnike dhe as fetë nga pikëpamja e besimtarëve përkatës. Përveç kësaj, shumica e njerëzve mendon se shumica e myslimanëve janë arabë, gjë që s’është e vërtetë. Në fakt shumica e myslimanëve s’janë arabë. Zoti më dhuroi një bashkëshort të mirë, por edhe pengesa të ndryshme, por unë e di se se këto përbëjnë provime për besimin tim. Me ndihmën e Zotit gjithçka do rregullohet dhe unë do të gjej një vend ku të ndihem e qetë. Kam në plan të kthehem në Sllovaki, të jetoj këtu dhe të njihem me sa më shumë myslimanë sllovakë. Islami është besimi ku të gjithë ndihen të barabartë. Nuk ka rëndësi se nga e kemi prejardhjen apo se ç’ngjyrë kemi… Ju uroj të gjithëve të keni bekimin dhe mirësinë e Zotit.

Marwa-ja nga Sllovakia (2005)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit