PO SHQYRTOJMË HEQJEN E TAKSËS PËR ÇIMENTON

0
45

Qeveria e Kosovës po shqyrton heqjen e tarifës doganore për çimenton shqiptare. Kështu është shprehur ministria e Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës Mimoza Kusari-Lila gjatë një bisede me Zv.kryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë , Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto.

Ndërsa ministri Haxhinasto është shprehur se qeveria shqiptare do të bëjë përpjekje maksimale për tregëtinë e lirë në rajon.

Ndërkohë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë ka kundërshtuar me forcë vendimin e qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifë doganore 35% për çimenton që hyn nga Shqipëria.

Drejtuesit e Bashkimit të sindikatave të pavarura të Shqipërisë i kërkuan ministrisë kosovare Mimosa Kusari -Lila që të tërhiqet nga ky vendim përdryshe do të vazhdojnë protestat deri në zgjedhjen e kësaj çështje.kohaislame