13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

PO PUNOJ PËR ILAÇIN KUNDËR KANCERIT

Më të lexuarat

Nobelisti shqiptar Dr.Ferid Murati deklaroi se në hulumtimet e tij të fundit po merret me avancimin e luftës kundër kancerit.
“Në laboratorin tim në Shangaj po hulumtojmë ilaçin që avancon luftën kundër kancerit dhe shpresojmë se pas 5 apo 10 vite do të arrijmë ti bëjmë të lumtur miliona njerëz”, premtoi nobelisti me origjinë shqiptare nga Gradeci i Gostivarit, sot me rastin e prezantimit të librit të tij “Dr.Ferid Murati, krenaria ynë” nga autori Halil Zendeli në Librarinë e Çarshisë në Shkup, informon agjencia e lajmeve INA.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti e ka shpallë qytetar nderi nobelistin shqiptar Ferid Murati.
“Sot kemi dy ngjarje historike që shënojnë historinë e re të Çairit, shpallja e nobelistit tonë si qytetar nderi dhe emërimi i një bulevardi me emrin e këtij personaliteti të rrallë shqiptarë”, theksoi Mexhiti.

Nobelisti shqiptar Dr. Ferid Murati në fjalën e tij theksoi se ndjehet i lumtur dhe krenar që gjendet në mesin e shqiptarëve në Shkup dhe në këtë ceremoni të veçantë të organizuar për nder të tij.

“Po bëhet hera e pestë që vij këtu dhe qëndroj shpesh në vendlindjen e prindërve të mi. Por kësaj radhe jam i impresionuar me ndryshimet që po ndodhin këtu, në Kosovë dhe Shqipëri. Shpresoj që në të ardhmen Ballkani do të jetë një mini-SHBA, por në të njejtën mënyrë e integruar ashtu siç janë popujt në Amerikë. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit