8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Po ngjiteshin për të befasuar dasmorët, çifti nga Malisheva u “tradhtuan keq” nga lifti (Video)

Më të lexuarat

Një çifti nga Malisheva, dita e dasmës dhe kurorëzimit të dashurisë mund të ju shndërrohej në tragjedi.

Kjo së paku sipas asaj që shkruan portali Kolona.info, derisa nusja dhe dhëndri po dilnin tek dasmorët, ata kishin zgjedhur, si zakon i përhershëm i restorantit, të ngjiteshin me një lift i cili ndodhej në mes të sallës.

Por, në momentin kur ata dy kanë mbërritur lart, lifti është lëshuar me shpejtësi të madhe, dhe çifti kanë rënë poshtë.

Në bazë të informacioneve, ky portal shkruan se për fat të mirë asnjëri nga të sapomartuarit nuk kanë marr lëndime serioze. Dhëndri është me lëndime shumë të vogla, ndërsa nusja ka thyer dorën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit