6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Plas debati mes Elvis Naçit dhe Mustafa Nanos, Fevziu: Se mos ziheni si në Kosovë …

Më të lexuarat

Në emisionin “Opinion” ka plasur një debat mes analistit Mustafa Nano dhe Imamit Elvis Naçi. Teksa Nano po shprehej kundra deklaratave të Naçit, ky i fundit e ka akuzuar Mustafa Nanon se ka bërë një deklaratë kundra myslimanëve, çka analisti nuk e ka pranuar.

Imami: Jo shumë larg ti ke thënë, myslimanët e zellshëm mund ti vënë flakën këtij vendi.

Nano: As se mbaj mend fare.

Imamai: Nuk e mban mend se flet shumë ti prandaj. Çdo tekst që vjen për femrat është i vlefshëm edhe për meshkujt do ta dish këtë nga islami.

Nano: Këtë e thua ti, nuk thuhet në Kuran kjo gjë, gënjen.

Imami: Këtej e tutje të vij Mustafa Nano ta mbaj ligjëratën unë nuk flas më. Nuk po më lejon të flas dy gjëra që i di.

Nano: Ca më tregon mua ti, je copë injoranti komplet.

Imami: Mustafa të lutem, ke thënë aq broçkulla për islamin sa se ke idenë.

Fevziu: Se mos na ndodhi si në Kosovë. Qetësohuni!

Imamai: Jo jo, nuk e kuptova pse u nxeh …

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit