12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

PLANI/ Joshja amerikane vazhdon: Palestina, “Singapori” i rajonit! (por ç’fshihet pas?)

Më të lexuarat

Robert O’Brien, këshilltar për sigurinë kombëtare të Presidentit Trump, ka paralajmëruar palestinezët që vendbanimet hebraike do të vazhdojnë të zgjerohen, për shkak të rritjes së antisemitizmit në të gjithë botën, dhe se më shumë hebrenj do të emigrojnë në Izrael.

Duke biseduar me diplomatët e huaj, ai mbrojti “Marrëveshjen e Shekullit” të Trump, një plan që Izraeli e ka pranuar dhe është refuzuar nga palestinezët.

Ai tha se plani nuk ishte “i përsosur”, por nxiti palestinezët të negociojnë kushtet e marrëveshjes së propozuar.

Ajo ofron stimuj ekonomikë që do të lejojnë që Palestina të bëhet “Singapori i Lindjes së Mesme”, tha këshilltari i Trump.

Palestinezët kanë dënuar plotësisht propozimin, i cili u ofron atyre vetëqeverisje të kufizuar në pjesë të shpërndara të territorit, me një kryeqytet në periferi të Jeruzalemit, ndërsa lejohet që Izraeli të aneksojë pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.

“Mund të jetë zgjidhja e fundit për një zgjidhje me dy shtete,” tha O’Brien.

Ai tha se niveli i lindjeve në Izrael po rritet, por antisemitizmi po rritet në Evropë dhe gjetkë dhe kjo po i detyronte hebrenjtë që të ktheheshin në Izrael.

“Vendbanimet do të vazhdojnë të zgjerohen. Nëse ngrirja e vendbanimeve nuk ndodh, nëse procesi i paqes nuk funksionon, një zgjidhje dy-shtetesh mund të jetë fizikisht e pamundur,” tha ai.

Palestinezët dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare i konsiderojnë vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor të aneksuar, territore që Izraeli i pushtoi në luftën e vitit 1967, si të paligjshme dhe një pengesë kryesore për paqen.

Sidoqoftë, deklarata e O’Brien është në përputhje me favorizmin e Izraelit nga administrata Trump.

Ai nuk tha që dhe popullsia palestineze po rritet gjithashtu në territoret palestineze dhe në Izrael.

Popullsia palestineze po rritet 2.4 përqind në vit, 33 përqind më shumë se popullsia izraelite.

Për shkak të kësaj, negociatorët kanë paralajmëruar më parë se “Izraeli do të humbasë aftësinë për të qenë një shtet hebre dhe një shtet demokratik nëse nuk do ketë një Palestinë të pavarur”.

Plani i Trump parashikon krijimin përfundimtar të një shteti palestinez, por gjithashtu që Izraeli të aneksojë të gjitha vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor si dhe Luginën strategjike Jordan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit