9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Plani B për Specialen, presion mbi deputetët

Më të lexuarat

Qëndrimi i Qeverisë se ekziston “Plani B” për themelimin e Gjykatës Speciale nëse ajo nuk votohet nga Kuvendi i Kosovës mund të jetë një blof që po u bëhet deputetëve për t`iu rritur presionin që të votojnë pro Speciales.

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, konsideron se Kuvendi ose OKB-ja janë ato që mund ta themelojnë Gjykatën Speciale, ndërsa mundësitë tjera janë kundër parimeve demokratike.
“Nuk ka ndonjë mënyrë tjetër për themelimin e Gjykatës Speciale përveç Kuvendit. Kjo do të ishte shkelje e parimeve demokratike, nuk mund të ndodhë një gjë e tillë. Qëndrimi i Qeverisë për një “plan B” mund të jetë një blof edhe një presion tjetër ndaj deputetëve se sa një mundësi reale, sepse deri më tani janë vetëm dy mundësi e ato janë osë votimi nga Kuvendi i Kosovës ose themelimi nga OKB-ja”, ka thënë Muhaxhiri për Indeksonline.

Sipas tij, vizita e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa në Berlin dhe vizita e ndihmës sekretares amerikane Victoria Nuland në Kosovë, kanë krijuar mjaft presion te deputetët.
“Presioni është maksimal, vizita e Isa Mustafës në Berlin dhe vizita e ndihmës sekretares Nuland në Prishtinë bëjnë të qartë se ekziston një presion shumë i madh. Prandaj edhe do të ishte një dëm shumë i madh nëse nuk themelohet Gjykata Speciale”, ka shtuar Muhaxhiri për Indeksonline.

Sipas tij, edhe ata deputetë që e kundërshtojnë themelimin e Speciales duhet të kenë një plan e të dinë se çfarë dëme do t`i sjellë Kosovës mosthemelimi i Speciales nga Kuvendi.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit