20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Plagosi policin dhe një tjetër, Prokuroria e Matit kërkon 24 vjet burg për autorin

Më të lexuarat

Prokuroria e Matit kërkon dënimin me 24 vjet burgim për të pandehurin Ermir Skeja, i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë ndaj dy personave, ngjarje e ndodhur në 28 maj 2015 në zonën e quajtur “Baz”.
I pandehuri Skeja ngacmonte bashkëjetuesen e shtetasit Libjond Permaku, efektiv i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. I dëmtuari Permaku ka tentuar disa herë që të ndërhyjë te familjarët e Skejës, për të kërkuar prej këtij të fundit që të mos shqetësonte bashkëjetuesen e tij, por këto tentativa nuk ka rezultuar efikase.
Ditën e ngjarjes, i dëmtuari Permaku dhe miku i tij, Vilson Totraku kanë qenë në qytetin e Matit, kur janë përballur me të pandehurin Ermir Skeja. Ndërmjet Permakut dhe Skejës ka nisur një konflikt fizik. Nga goditjet, ka mbetur i dëmtuar Skeja, i cili ka reaguar duke qëlluar me një pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Nga goditjet e para, ka mbetur i plagosur me disa plumba në trup i dëmtuari Permaku. Menjëherë pranë tij ka shkuar edhe Vilson Totraku, ndaj të cilit është qëlluar sërish me pistoletë nga i pandehuri Skeja. Dy të plagosurit, në bazë të aktit të ekspertimit, rezulton se kanë marrë plagë, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e goditjes.
Pas plagosjes, autori Ermis Skeja është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk është bërë i mundur arrestimi i tij. Ndërkohë, dy të plagosurit janë marrë me një makinë të rastit, drejtuar nga një kirurg, i cili i ka dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtruan ndërhyrjeve, të cilat u shpëtuan jetën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit