5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Plagoset simboli i rezistencës Palestineze

Më të lexuarat

Ushatrët e Izraelit kanë plagosur të riun Palestinez i cili është bërë i njohur nga gjitha bota si simbol i rezistencës Palestineze.

Me flamurin Palestinez në një dorë dhe një gur në tjetrën gati për ta hudhur, fotografia e 22 vjeçarit Aed ebu Amro është krahasur me ikonën e Revulucionit Francez.

Abu Amro po merrte pjesë në protesta në kufirin verior të Gazës kundër bllokadës 11 vjeçare të Izraelit, ajrit dhe detit kur ndërhynin trupat izraelite. Abu Amro u plagos në këmbë nga plumba gjatë përleshjeve.

“Po të vritem, dua të përfundoj në të njëjtin flamur, po kërkojmë të drejtën tonë për t’u kthyer dhe të protestojmë për dinjitetin tonë dhe dinjitetin e brezit tonë të ardhshëm”, tha Abu Amro për Al Jazeera.

“Unë nuk shkoj në protesta për të bërë fotografi apo që të më kap syri i kamerës, por ajo fotografia që u bë e njohur më ka inkurajuar të vazhdoj të protestojë.”

Që prej fillimit të demonstratave të marsit, më shumë se 200 palestinezë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga trupat izraelite të vendosura përgjatë anës tjetër të gardhit./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit