10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Plagosen 30 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite

Më të lexuarat

30 të burgosur palestinezë janë plagosur si pasojë e përleshjeve me përgjegjësit e sigurisë në burgjet e regjimit sionist.
Sipas agjencive  të Lajmeve të cituar nga Anatoli, Isa Kerake, ministri i çështjes së të burgosurve, në një komunikatë për shtyp në Ramollah ka deklaruar se si pasojë e përleshjeve të të burgosurve palestinezë me përgjegjësit e sigurimit të regjimit sionist, kanë mbetur të plagosur 30 palestinezë. Përleshjet kanë filluar pasi i burgosuri palestinez Ahmad Abuhamdie mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në njërin nga spitalet e qytetit Barasba. Sipas raporteve thuhet se i burgosuri, i cili ishte i prekur nga kanceri, ka ndërruar jetë si pasojë e mospërkujdesjes së mjekëve të regjimit sionist. Krahas përleshjeve, mijëra të rinj kanë protestuar në qytetet e ndryshme të Bregut Perëndimor. Përleshjet kanë nisur mëngjesin e sotëm dhe vazhdojë ende, ku deri tani janë plagosur rreth 40 persona. Nga ana tjetër rreth 600 të burgosur palestinezë në burgjet Nafhe dhe Rimon kanë nisur grevën e urisë në shenjë solidaritetit me të burgosurit e kryesisht me të burgosurit që janë të prekur nga kanceri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit