10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Piramida ushqimore: Frutat, perimet, lëngjet dhe çdo gjë mbi ushqyerjen

Më të lexuarat

Ushqimi në këtë grup është burim i shkëlqyer i vitaminave C, fibrave, kaliumit dhe antioksidantëve. Frutat dhe perimet janë hapi më i rëndësishëm në mbajtjen e të ushqyerit të shëndetshëm e të balancuar dhe duhet të jenë pjesë themelore e ushqimit

Piramida e ushqimit është udhëzuesi kryesor se cilat ushqime duhet të konsumohen së pari, cilat janë më të shëndetshmet dhe për nga vlerat ushqyese cilat janë më të rekomandueshme për çdo kategori moshe. Dietologët dhe shumë specialistë të fushës së shëndetit kanë pranuar këtë piramidë, edhe pse vite pas vitesh sërish piramida ka pësuar ndryshime, disa syresh hiqen e disa të tjera shtohen. Megjithatë, ne ju propozojmë piramidën klasike të ushqimit dhe vlerat kalorike të një pjesë të mirë të produkteve ushqimore, që konsumojmë çdo ditë, rekomanduar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Frutat dhe perimet

Frutat dhe perimet janë burim vital i vitaminave dhe i mineraleve. Duhen të hahen pesë porcione të frutave dhe perimeve në ditë. Ushqimi në këtë grup është burim i shkëlqyer i vitaminave C, fibrave, kaliumit dhe antioksidantëve. Frutat dhe perimet janë hapi më i rëndësishëm në mbajtjen e të ushqyerit të shëndetshëm e të balancuar dhe duhet të jenë pjesë themelore e ushqimit.

Buka, orizi, patatja, pastat

Buka, drithërat, patatja dhe pastat janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të shëndetshëm. Janë burim i mirë i energjisë dhe burimi kryesor i materieve ushqyese në të ushqyerin tonë. Ky ushqim është karburant për trupin.

Mishi, peshku, vezët dhe bimët bishtajore

Këto ushqime janë burim i mirë proteinash, që janë të domosdoshme për rritjen dhe ripërtëritjen e organizmit. Ato janë po ashtu burim i mirë i vitaminave dhe i mineraleve. Rreth 15 për qind e kalorive që i hamë çdo ditë, duhet të vijnë nga proteinat. Mishi është burim i mirë proteinash, vitaminash dhe mineralesh, siç janë hekuri, zinku dhe vitamina B. Po ashtu janë një nga burimet kryesore të vitaminës B12. Peshku është një burim tjetër i rëndësishëm i proteinave, ndërsa përmban shumë vitamina dhe minerale. Peshku i kaltër është veçanërisht i pasur me acide yndyrore omega 3. Vezët dhe bimët bishtajore janë po ashtu burim i madh i proteinave. Në dallim nga mishi, bimët bishtajore përmbajnë më pak yndyra dhe shumë fibra.

Qumështi dhe nënproduktet e tij

Qumështi dhe nënproduktet e qumështit, si djathi dhe jogurti janë burim i mirë proteinash. Ata po ashtu përmbajnë kalcium, i cili ndihmon në mbajtjen e eshtrave të shëndetshme. Por, disa produkte qumështore përmbajnë nivele të larta të yndyrave të ngopura. Për së tepërmi, yndyra te ngopura mund të rrisin nivelin e kolesterolit në gjak dhe të rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përdorni qumësht të skremuar, djathëra më pak të yndyrshme dhe jogurt me yndyrë të ulët.

Yndyrat, vajrat dhe sheqernat

Yndyrat, vajrat dhe sheqernat janë burime të mira të energjisë për trup, por përmbajnë shumë kalori. Nëse konsumohen shumë, mund të çojnë deri te shtimi në peshë. Kjo mund të çojë te trashja, çka rrit rrezikun nga diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit.

 

Kaloritë për 100 gr

Pijet

Kafe pa sheqer 5 kalori

Coca-Cola 39 kalori

Limonadë 46 kalori

Raki 245-280 kalori

Verë 60-120 kalori

Uiski 245 kalori

Yndyrat

Vaj ulliri 883 kalori

Margarinë 696 kalori

Majonezë 718 kalori

Gjalpë 716 kalori

Veza

1 vezë e pagatuar 162 kalori

Të verdha veze 360 kalori

Fruta

Ullinj 116 kalori

Portokall 49 kalori

Mollë 58 kalori

Kumbulla 60 kalori

Rrushi i freskët 67 kalori

Perime

Karota 40 kalori

Patëllxhanë 25 kalori

Lakër 25 kalori

Lulelakër 27 kalori

Barbunja 123 kalori

Fasule 338 kalori

Qepë 38 kalori

Patate 114 kalori

Domate 40 kalori

Bulmeti

Djathë 378 kalori

Qumësht lope 64 kalori

Qumësht i kondensuar (pa sheqer) 138 kalori

Kos 71 kalori

Mishi (i pagatuar)

Mish viçi 243 kalori

Romstek 303 kalori

Mish derri 341 kalori

Brumërat

Biskota 389 kalori

Bukë 227 kalori

Miell 331 kalori

Misër 362 kalori

Oriz 360 kalori

 

Ushqimet e shëndetshme sipas ngjyrave

Ushqimet me ngjyrë të bardhë – forcojnë imunitetin

Ushqimet me ngjyrë jeshile – janë detoksifikuese

Ushqimet me ngjyrë të verdhë – janë tejet ushqyese, sidomos për bukurinë

Ushqimet me ngjyrë portokalli – parandalojnë kancerin

Ushqimet me ngjyrë të kuqe – mbrojnë shëndetin e zemrës

Ushqimet me ngjyrë të purpurt – janë për jetëgjatësi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit