19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

PIKËRISHT JU E KENI VRARË FËMIJËN TUAJ!

Më të lexuarat

Fjalët të cilat prindërit, edhe në kulmin e zemërimit, nuk duhet t’ua thonë fëmijëve të tyre, sepse shkaktojnë pasoja të tmerrshme …
Më lejoni t’ju jap një shembull të asaj që quhet ‘teoria e elefantit’. Dhe shpresoj se ju as që keni dëgjuar për të, as nuk e keni përdorur. Dikush ndoshta edhe po….
A po ju duken këto shprehje të njohura:
‘Ti je budalla!’
‘Ti je humbës/e!’
‘Ah sikur mos të të kisha lindur!’
‘Ti je i/e pa vlerë!’
‘Pse ti nuk mund të bëhesh si …”
A i keni dëgjuar këto fjalë më parë? Fjalë që vrasin! A e dini si quhet kjo? Kjo quhet teoria e elefantit. A e dini ju çka është teoria e elefantit?
Ju e dini, duke qenë elefanti i ri, rreth nyellit të këmbës i vendoset pranga prej çeliku. Ajo ngulitet në tokë, forcohet me çimento dhe nuk mund të lëvizë askund. Elefanti përpiqet për të shpëtuar, por nuk mundet. Kur elefanti rritet ai ka bllokadë psikologjike, çdo herë që përpiqet, e di se nuk mund të shpëtojë dhe thjeshtë dorëzohet. Edhe pse elefanti tani është i madh dhe i fuqishëm, dhe tani mund ta heq prangën, sapo t’ia vënë atë në nyellin e tij, ai dorëzohet, nuk mund të lëviz.
Ju jeni personi më i rëndësishëm në jetën e fëmijës suaj. Ai ju shikon juve si ‘super njeri’. Dhe ajo që ju mendoni se është, është ajo që ju thonë juve se është. Kështu, fëmija juaj mendon në këtë mënyrë:
Personi më i rëndësishëm për mua, ai që duhet të më mbrojë, ai që duhet të më edukojë, po më thotë mua se unë jam budalla, atëherë sigurisht unë jam budalla, sigurisht unë jam i/e marrë, unë jam pa vlerë.
Pra, nëse ju fëmijës suaj i thoni se është humbës, i pavlefshëm, budalla, se dëshironi që mos ta kishit lindur ….
PIKËRISHT, JU E KENI VRARË FËMIJËN TUAJ! URIME! JAM I LUMTUR PËR JU!
Atëherë, çka duhet të bëjmë? Nga ky moment, do të ndryshojmë.
‘Shpirt, unë të dua ty, por sjellja jote është e papranueshme.’ Ky është një ndryshim i madh.
Duhet të bëni dallim midis personit dhe sjelljes. Nga tani e tutje thoni: ‘Kjo nuk është për ty. Unë ty të dua, por sjellja jote është e papranueshme.’ Ky është një ndryshim i madh.
Dhe tani e tutje do të thoni: mjek, inxhinier, hafëz, recitues, dijetar, profesor, avokat, etj. Këtë mbishkrim do ta vendosni në derën e tyre.
Ky do të jetë një efekt i madh vizual i cili do ta prekë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tyre.
Edukoni fëmijët tuaj ashtu që të jenë të suksesshëm, se janë të rëndësishëm, se janë shumë të vlefshëm, dhe se te ju ata e përfaqësojnë të gjithë botën. /N-um.com/

 
Përshtati: Miftar Ajdini.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit