Pickimi nga insektet, si të përballojmë emergjencat tek fëmijët

0
41

Stina e verës përveç të mirave ka edhe anët negative të saj, kryesisht kur bëhet fjalë për insektet e shumta që shfaqen në momente të ndryshme të ditës. Pickimi i insekteve tek fëmijët është një shqetësim serioz, sepse ato janë të dhimbshme, djegin dhe japin irritime.
Vendi ku insekti pickon bëhet gjithnjë e më i madh kryesisht në rastin e lëkurave të ndjeshme dhe delikate, siç janë lëkurat e fëmijëve të vegjël, ndërsa situata vështirësohet edhe më shumë kur fëmija është alergjik.stinger-removal

Parandalimi
Si mund të parandalojmë këtë situatë për të mbajtur sa më larg të jetë e mundur insektet? Për të parandaluar pickimin e mushkonjave, nuk duhet të përdoret asnjë lloj kremi apo parfumi në lëkurë, kjo masë paraprake është veçanërisht e dobishme, kur fëmijët praktikojnë sportet në ambiente të hapura, sepse djersitja e krijuar në trupin e fëmijës tërheq insektet.
Gjithashtu duhet t’u mësohet fëmijëve të vegjël, që të mos qëndrojnë shumë pranë ushqimeve të ëmbla, dhe nëse konsumohet ushqimi në ambiente të hapura të jenë të kujdesshëm për të mos lënë mbeturinat në vende të ndryshme por t’i hedhin ato në vendet e posaçme.

Pickimi nga mushkonjat
Për udhëtimet në fshat ose në mal, është e këshillueshme të përzgjidhni veshje të përshtatshme, të cilat e bëjnë më të lehtë mbrojtjen ndaj insekteve, si përshembull bluza me mëngë të gjata, pantallona të gjata, çorape dhe këpucë të mbyllura.
Këshillohet që të eleminohen ilaçet kundër insekteve, sepse në shumicën e rasteve mund të provokojnë irritime në sy dhe në frymëmarrje. Por, në rastet kur ato duhet të përdoren me patjetër, atëherë duhet që ambienti të ajroset për të paktën gjysmë ore, ndërkohë që duhet të jenë të sigurta edhe objektet elektrike që lëshojnë tinguj.
Në vende të hapura mund të përdoren qirinj, por duhet të sistemohen në një vend të sigurt, ku fëmijët nuk mund t’i arrijnë. Ndërsa produktet që përdoren për largimin e mushkonjave, duhet të aplikohen fillimisht tek duart dhe jo në fytyrë.
Pediatri këshillon se për fëmijët dy muajsh mund të përdoren produkte me bazë bimore, ndërkohë që për fëmijët nga gjashtë deri në dhjetë vjeç duhet të përdoren produkte të tjera dhe këto këshillohen vetëm një herë gjatë ditës, ndërsa për fëmijët mbi 10 vjeç përdorimi i tyre duhet të jetë jo më shumë se tre herë në ditë. Nëse hyni menjëherë në ambiente të hapura, duhet të lani pjesët që keni lyer me këtë ilaç.

Pickimi nga bletët dhe grenzat

19327
Nëse fëmijët pickohen nga bletët ose grenzat, si duhet të veprojmë? Nëse gjëndja e fëmijës është serioze, atëherë rekomandohet dërgimi sa më parë në ambulancë, ndërkohë ndihma e parë që mund të jepni në të tilla raste është të hiqni menjëherë thumbin, nëpërmjet përdorimit të gishtave në pjesën e lëkurës ku është pickuar dhe më pas ta fshijmë me një fasho sterile, jo me pinceta sepse rrezikojmë të shpërndajmë me thjeshtësi helmin.
Më pas shplajeni vendin e pickimit me ujë dhe pasi jeni konsultuar me pediatren, atëherë lyejeni lëkurën me një pomadë të posaçme.