10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Petreski: Ahmeti të largohet nga qeveria, VMRO ka probleme me shqiptarët

Më të lexuarat

Gazetari shumë-vjeçar maqedonas, Vladimir Petreski ka komentuar në Interaktiv në KTV zhvillimet e fundit në Maqedoni.
 
Ai ka thënë se ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur në Kumanovë, dhe se versioni zyrtar është shumë i dyshimtë.
 
“Është shumë e çuditshme. Është shumë e çuditshme. Në takimin e Këshillit të Sigurisë që u thirr nga Presidenti mbrëmë, u tha se dihej për ekzistencën e këtij grupit të armatosur që prej vitit 2013. Këta njerëz besohet se e kanë sulmuar pikën kufitare në Goshincë para pak javësh, dhe duket se hynin e dilnin nga Kosova disa herë. Ajo që u tha zyrtarisht nga MPB duke iu referuar deklaratave të të arrestuarve është se ata i sollën këto armë me çanta pak nga pak. Së paku kështu thotë policia sipas asaj që kanë marrë deklarata. Ne gjithashtu morëm vesh se shtëpitë ku rrinin këta njerëz ishin marrë me qera vetëm para pak ditësh. Është shumë e çuditshme, se pse policia maqedonase nëse dinte për ekzistencën e grupit për 2 vjet vendosi ta sulmojë tash, dhe atë në një zonë urbane të banuar shumë, që ka rrugë të ngushta, shumë shtëpi, shumë civilë, ku mundësia për viktima është shumë e madhe. Është shumë e rrezikshme të luftohet në rajone të tilla”, ka thënë Petreski, transmeton Koha.net.
 
Ai i ka bërë thirrje Ali Ahmetit të BDI-së që menjëherë të largohet nga qeveria, në mënyrë që edhe shqiptarët të protestojnë për rrëzimin e Gruevski, që e quan regjim autoritar.
 
Petreski pohoi se Shkupi nuk ka investuar në zonën e shqiptarëve në Kumanovë tash e 15 vjet, dhe shqiptarët në perëndim të Maqedonisë ndihen të diskriminuar për shkak të varfërisë./Koha
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit